DINAMO – PARTIZANI
HISTORI
Ndeshja e parë
Viti 1950
Partizani-Dinamo 2-2
Ndeshja e fundit
23 dhjetor 2025
Partizani-Dinamo 1-3
BILANC
Janë luajtur 181
Fitore Dinamo 52
Barazime 55
Fitore Partizani 74
Golat 197:242
Ndeshja e rradhës 182
AKTUALITET
Dinamo vëndi 4
10 F, 9 B, 7 H, G 31:20
Në total 39 pikë
Partizani vendi 5
11 F, 6 B, 9 H, G 27:29
Në total 39 pikë
JULIAN AHMATAJ
“Derbi” vlen edhe si pikë kthese, ndikon edhe pas tij

Ju si ish-futbollist i Dinamos, në sa ndeshje “Derbi” me Partizanin keni luajtur në karrierën tuaj?
Kanë qënë shumë ndeshje të tilla, madje nga të dyja krahët, sepse unë kam luajtur gjashtë sezone me Dinamon dhe një sezon me Partizanin. Por mes tyre ka edhe të veçanta, të cilat sot kujtohen me nostalgji për atë çka më kanë dhuruar.
Në këto ndeshje, çfarë veçoni në kujtesën tuaj si më të bukur, apo më të fortë?
Ka kohë që kam luajtur si futbollist me Dinamon që nga viti 2008. Të gjitha ndeshjet “Derbi” ndaj Partizanit janë luajtur me emocion. Në të tilla sfida ku stadiumi “Qemal Stafa” mbushej plot, tifozeria ishte faktor dhe pjesë e emocioneve.
Pasi jeni larguar si futbollist, e keni ndjekur “Derbin” e Dinamos me Partizanin?
Patjetër që po, madje gjithmonë unë shkoj në stadium në këto ndeshje “derbi”. Kur e shoh nga shkallët e stadiumit, bukuria është e njëjtë, por tani unë e shoh edhe në syrin e trajnerit, në këndvështrimin teknik me ato që ndodhin në fushë.
Do të luhet “Derbi” 182 i kryeqytetit e Partizani historikisht vjen më superior në shifra, e shikoni Dinamon favorite?
Nuk mund të themi se një “derbi” si ky mes Dinamos dhe Partizanit ka favoritë, ai është gjithmonë i paparshikueshëm. Këto ndeshje kanë specifikën që duhen fituar, nuk kanë lidhje me ecurinë paraprake. “Derbi” vlen edhe si një pikë kthese për çdo skuadër e ndikon pas tij.
Dinamo-Partizani, do luhet në “Air Albania” ditën e hënë, sa vlera fiton në tifozeri dhe në financat e skuadrave?
Kjo është një ndihmesë për Dinamon si skuadër pritëse, por mendoj se tifozeria do jetë e shumtë në stadium. Sepse luhet në një stadium të mrrekullueshëm që të le të shprehesh në mënyrën më të mirë, me terrenin fantastic në fushë e jashtë saj.
Partizani ka tifozeri më të madhe se Dinamo, mund të jetë faktor kundër në këtë sfidë?
Patjetër që tifozeria ndikon dhe janë realisht një lojtar plus për skuadrën e tyre. Mbështetja në numër të madh i jep më tepër kurajo skuadrës, por edhe te Dinamo tifozeria do japë efektet e saj pozitive. Ndjeshmëria e tifozëve nuk varet shumë nga numri.
Si dinamovit, cili është parashikimi juaj për këtë “Derbi” Dinamo-Partizani? E mendoj një “derbi” në një nivel të mirë, që të mbushë ndjeshmërinë e tifozëve që do vijnë në stadium. Të gjitha rezultatet të një “derbi” nuk i parashikon, por ai do jetë vendimtar për të dyja skuadrat, si një para finale për zonën “ Final 4”.

ABISSNET SUPERIORE
SEZONI 2025-2026
Ndeshjet-Java 27
E dielë, 8 mars 2026
Bylis-Vora 15:00
Tirana-AF Elbasani 15:00
Flamurtari-Vllaznia 18:00
E hënë, 9 mars 2026
Egnatia-Teuta 19:00
Dinamo C-Partizani 19:00
(Luhet në “Air Albania”)
RENDITJA
Skuadrat Nd P
1.Vllaznia 26 51
2.AF Elbasani 26 46
3.Egnatia 26 46
- Dinamo City 26 39
- Partizani 26 39
6.Teuta 26 34
7.Vora 26 26
8.Bylis 26 24
9.Flamurtari 26 21
10.Tirana 26 21
ARBËR ABILALIAJ
Do jetë sfidë jo e lehtë, e mundshme për ta fituar

Ju si ish-futbollist i Partizanit, në sa ndeshje “Derbi” me Dinamon keni luajtur në karrierën tuaj?
Mendoj se janë shumë ndeshje “derbi” që unë kam luajtur në katër vite me fanelën e Partizanit, dhe në këto mund të jenë më shumë se 18 ndeshje në kampionat, por edhe në kupa. Janë aq ndeshje sa edhe mund të “ngatërrohen” në kujtesë.
Në këto ndeshje, çfarë veçoni në kujtesën tuaj si më të bukur, apo më të fortë?
Gjatë karrierës sie me Partizanin, në ndeshjet me Dinamon,element i veçantë është se kryesisht i kemi fituar, edhe pse me vuajtje. Dinamo ka karakteristika të tjera me lojën e Partizanit, i cili është më agresiv në lojë dhe Dinamo është më teknike.
Pasi jeni larguar si futbollist, e keni ndjekur “Derbin” e Partizanit me Dinamon?
Po po, i kam parë të gjitha ndeshjet “derbi” me Dinamon, duke qënë në stadium. Në këtë periudhë ku është kampionati, mendoj se Dinamo ka kaluar një formë të mirë, por kemi edhe një Partizan që e ka gjetur veten. Janë skuadra në ngjitje.
Ky është “Derbi” 182 i kryeqytetit e Dinamo historikisht është më poshtë në shifra, e shikoni Partizanin favorit?
Ky derbi ka një tjetër panoramë, me një Dinamo që ka patur një ngërç në dy muajt e fundit, dhe Partizani që ka treguar formën më të mirë. Ndaj kjo do ta bëjë ndeshjen të bukur, edhe për faktin se luhet një pjesë e sezonit për sonën “Final 4”.
Ndeshja do luhet në “Air Albania” ditën e hënë, sa vlera fiton në tifozeri dhe në financat e skuadrave?
Patjetër që tifozeri do të ketë me pjesëmarrje të lartë dhe me ndikimin e saj, njësoj sikur të luhej të shtunën apo të dielën. Mendoj se edhe ana ekonomike do të ndikojë, sepse tifozeria e Partizanit do jetë me prezencë të konsiderueshme me madhështinë e saj.
Duke qënë se Partizani ka tifozeri më të madhe se Dinamo, mund të jetë faktor kundër në këtë sfidë?
Patjetër që tifozeria mbetet faktor në çdo ndeshje, ndërsa në të tilla sfida “derbi” bëhet edhe përcaktuese. Mbështetja në stadium nga tifozeria është një marrsh e një motivim më shumë, duke ju referuar kryesisht situatës aktuale në renditje.
Si partizanas, cili është parashikimi juaj për këtë “Derbi” Dinamo-Partizani?
Unë mendoj se, për shkak të formës dhe të rëndësisë së ndeshjes, Partizani duhet ta kalojë me sukses këtë sfidë, dhe do ta marrë fitoren. Nuk do ndikojë eliminimi nga Kupa, të hënën do jetë një sfidë jo e lehtë, por e mundshme për tu fituar.
Nga “derbi” në Kupë, te “derbi” në Kampionat
Skuadra e Dinamo City, në harkun e 5 ditëve është e “dënuar” të luajë dy ndeshje “derbi” të kryeqytetit. Në mesjavë në ndeshjen çerekfinale të Kupës së Shqipërisë, Dinamo mundi Tiranën 2-0 dhe u kualifikua në gjysmëfinale. Ndërkohë që të hënën ka përballë “derbi”-in me Partizanit, i cili u eliminua në ndeshjen çerekfinale të Kupës nga AF Elbasani. Në dy fazat e para të këtij sezoni, Dinamo ka fituar 2-0 në javën e 9-të, dhe përsëri ka fituar në javën e 18-të 3-1. Bilanci sezonal është në favor të Dinamos, realiteti do shprehet të hënën në fushë.





















