Solskjaer e thotë hapur: Haaland më pëlqen, është rritur shumë!

355
Sigal

Ole Gunnar Solskjaer ka konfirmuar interesimin e Manchester United për sulmuesin e Red Bull Salzburgut, Erling Haaland. Norvegjezi kërkohet nga shumë klube të mëdha europiane, pasi ka spikatur këtë sezon me 28 gola në 22 ndeshje në të gjitha kompeticionet.

19-vjeçari është një nga lojtarët më të kërkuar në të gjithë kontinentin dhe United po punon për transferimin e tij. Trajneri i “Djajve të Kuq”, Ole Gunnar Solskjaer e pranon interesin për Haaland.

“Ai është një lojtar që më pëlqen. Ne jemi në kërkim të lojtarëve të mirë gjatë gjithë kohës. Erling ka pasur një zhvillim të mirë, kështu që ai duhet të rritet më tej sido që të vendosë. Nuk kam nevojë të flas aq shumë për të, por ne si ekip gjithmonë kërkojmë lojtarë që mund të plotësojnë grupin.”