Skuadra e Milanit në kërkim të Adrianos

546
Skuadra e Milanit përsëri është kthyer kah braziliani i Barcelonës, Adriano. Sipas mediave italiane, ‘Rossonerët’ përsëri janë futur në garë për ta blerë brazilianin e ‘blaugranave’.’

Klubi nga ‘San Siro’ edhe merkaton e kaluar kishte provuar që ta blejë brazilianin, por Barcelona nuk ishte e gatshme ta shes lojtarin. Por, siç raportojnë mediat italiane, milanistët edhe në afatin kalimtar te janarit do të provojnë ta bindin lojtarin që të fluturojë drejt Milanos, edhe pse mësohet se klubi spanjoll akoma nuk është i gatshëm ta shes Adrianon.
Sigal