Skandali i FIFA-s, në hetim edhe Platini

448
Presidenti i UEFA-s është vënë nga Prokuroria e shtetit helvet në statusin mes dëshmitarit dhe të akuzuarit në lidhje me pagesën e marrë nga Presidenti i FIFA-s, Sep Blatter.
“Nuk bëmë audit ndaj Mishel Platini si dëshmitar. Ne e hetuam atë si një person të statusit mes dëshmitarit e të akuzuarit. Nuk mund të them asgjë më shumë pasi do të dëmtoja hetimet. Do të bëj gjithçka që të zbardh të vërtetën dhe nëse do të kem prova nuk e përjashtoj mundësinë që të ushtroj kontroll edhe në selinë e UEFA”, deklaroi prokurori i çështjes Mikael Laub. Ndërkaq, përsa i përket ngritjes së akuzave ndaj Blatter, Laub theksoi se institucioni që ai drejton ende nuk e ka marrë një vendim.
Sigal