Situata te Partizani, frikë nga lodhja e titullarëve, Colella ka disa dyshime

106
Sigal

Për skuadra si të Superiores, që kanë limite, të luash në dy fronte nën një ngjeshje të madhe ndeshjesh, është një ndërmarrje e vështirë.

Në Kupë zakonisht janë bërë rrotacione, por Colella këtë herë është në dilemë, pasi ndeshja e parë është humbur me shifrat 3-1 dhe nesër në 17:00 kërkohet me patjetër përmbysja, nëse duan të shkojnë te Kupa pas gati dy dekadash.

Trajneri italian pas sfidës së luajtur në Shkodër theksoi një lodhje të titullarëve, çka mund ta shtyjë që në këtë gjysmëfinale të bëjë rrotacion, siç ndodhi edhe në sfidën e parë, ku një pjesë e titullarëve e nisën nga stoli.

Gjithsesi, gjithçka mbetet për t’u parë. E rëndësishme është që të gjithë janë në dispozicion.