“PD e vërtetë është ajo ku aderon anëtarësia”/ Përfaqësuesi ligjor i Berishës pas vendimit të KQZ: Kërkojmë zbardhjen e vendimit

97
Sigal

Ledio Nurja, përfaqësuesi ligjor i Sali Berishës, ka dhënë një deklaratë për mediat pas vendimit të marrë nga KQZ për mos regjistrimin e grupimit të Alibeajt për zgjedhjet lokale të 14 majit.

“Vula simbolet dhe PD janë në dorën e anëtarësisë. PD e vërtetë është ajo ku aderon anëtarësia e saj pres 32 vitesh me kryetar Berishës. Kemi kërkuar vendimi i sotëm të zbardhet që të kemi ankimim në KAS”, ka deklaruar ai.