Shqiptari Mërgim Brahimi, ndër 1001meshkujt më të bukur në botë

698
Sigal

Futbollisti kosovar i Shpresave në një listë me Devid Bekhamin, Riki Kakanë dhe Kristiano Ronaldon

Futbollisti kosovar i Kombëtares U-21 të Shqipërisë, Mërgim Brahimi, është përfshirë në një listë speciale të ideuar nga portali “1001 meshkujt e gjeneratës sonë”, e ku ndodhen shumë nga yjet e futbollit botëror, sporteve të tjera, por dhe aktorë të famshëm. Brahimi, i cili luan me Grasshopersin në kampionatin zviceran, është përzgjedhur nga hartuesit e “mega-listës”, e në të përfshihen emra të tillë të bujshëm si portugezi i Realit të Madridit, Kristiano Ronaldo; braziliani Rikardo Kaka, anglezi dhe një nga ikonat e modës, Dejvid Bekham; kapiteni i Spanjës dhe i Realit të Madridit, Iker Kazijas; ish-sulmuesi i Milanit, ukrainasi Andrij Shevçenko, por dhe koreanoveriori Cho Jae Jin dhe danezi Anders Lindegard. Lista është shumë e pasur me emrat më popullorë të viteve 1990, 2000 dhe deri në ditët tona, dhë në të nuk mungojnë modelë si amerikanët Xhoshua Delos dhe Rajan Betroit, rusi Dimitri Taner, anglezi Dejvid Gandi, sllovaku Danil Vusoviç dhe greku Mario Lekas; regbisti Daniel Çipraini, apo dhe aktorë të filmave pornografikë si francezi, Fransua Sagat dhe amerikani Mik Lauell. Nga aktorët e Hollivudit mund të përmendim amerikanët Tom Kruiz, Çejs Krauford, etj.

BRAHIMI

20-vjeçari Mërgim Brahimi është lindur në Istog të Kosovës, por është rritur si futbollist në Zvicër, ku emigroi qysh në moshën 2 vjeç. Mesfushori e nisi rrugën e futbollit me Red Bull Zalsburgun, përpara se transferohej te Grashoper i Zyrihut në vitin 2007. Me origjinë nga Kosova, por i rritur në Zvicër, Brahimi i kishte të gjitha mundësitë për të luajtur me kombëtaren helvetike, por ai zgjodhi atë shqiptare. Në mars të vitit 2011, Brahimi luajti me Kombëtaren U-21 në një turne miqësor ndërkombëtar në Slloveni, ndërsa zyrtarisht ai luajti për kualifikueset e Europianit U-21, nën drejtimin e trajnerit Artan Bushati dhe më pas me Skënder Gegën, duke u aktivizuar në 8 ndeshje dhe shënuar një gol kundër Moldavisë, në fitoren 4-3 në Korçë (6 shtator 2011). Në maj të këtij viti, Brahimi u thirr për ndeshjet miqësore të Kombëtares A, ato kundër Katarit dhe Iranit, duke u aktivizuar ndaj kësaj të fundit, më 27 maj në Stamboll, në moshën 19 vjeç.