Shqipëria barazon me Arabinë Saudite, Rejën e shpëtojnë “veteranët”

Kombëtarja shqiptare e futbollit ka barazuar me shifrat 1-1 në miqësoren me Arabinë Saudite.

Ndeshja në Abu Dabi u luajt në terr të plotë informativ pasi ajo nuk është transmetuar dhe nuk ka pasur media në stadium që të raportojnë për të.

Sigal

Arabia Saudite realizoi me penallti në minutën e 42-të me anë të Saleh El Shehrit, duke e mbyllur pjesën e parë në avantazh.

Shqipëria barazoi me anë të Bekim Balajt në minutën e 48-të, pas një kombinimi me Odise Roshin, që të dy të aktivizuar në pjesën e dytë nga trajneri Edi Reja.

Shqipëria barazon me Arabinë Saudite, Rejën e shpëtojnë