PD hap zyrtarisht “Primaret” për Tiranën, Durrësin dhe Elbasanin, kur do të zgjidhen kandidatët

150
Sigal

Partia Demokratike hap zyrtarisht primaret për Tiranën, Durrësin dhe Elbasanin.

Ethet e ‘Primareve’ kanë nisur të shfaqen dukshëm në horizontin e Partisë Demokratike, ku pritet së shpejti të bëhen publikë emrat e kandidatëve potenciale për bashkitë në vend.

Mësohet se, kandidatët për Tiranën, Durrësin dhe Elbasanin do të zgjidhen brenda muajit nëntor.

Kështu çdo degë duhet të mbledhë propozimet për kandidatët e PDSH në primare në takimet me anëtarësinë ne nivel seksioni apo grupseksioni.

Emrat e kandidatëve të propozuar nga anëtarësia do të kontaktohen nga dega që të plotësojnë dokumentet ku do të përfshihen: formulari i kandidimit, jetëshkrimi, deklarata për respektimin e e etikës dhe integritetit gjatë fushatës, vetëdeklarim për plotësimin e kushteve statutore dhe formulari vetjak.

Në rast se personat e përzgjedhur për të garuar në primare do të refuzojnë të jenë kandidatë, dega siguron nga ai marrjen e një konfirmimi me shkrim për refuzimin e kandidaturës.

Dokumentet do të dorëzohen pranë sekretariatit organizativ në qendër. Afati për dorëzimin e dokumenteve do të njoftohet në ditët në vijim.

PD hap zyrtarisht “Primaret” për Tiranën, Durrësin

Nga data 6 nëntor deri në 13 nëntor, Këshilli Kombëtar i PD-së do të filtrojë kandidaturat dhe do të paraqesë emrat e kandidatëve.

Këta persona do të kenë kohë dy javë për të bërë fushatë dhe më pas do të garojnë mes tyre, në qarqet ku kërkojnë të kandidojnë. Fushata do të mbyllet në 27 nëntor.

Në datën 4 dhjetor do të mbahen primaret dhe PD do të ketë zyrtarisht kandidatët për bashkitë.