Shaqiri paralajmëron Zvicrën: Ronaldo është shumë i rrezikshëm, duhet të bëjmë kujdes me të!

95
Sigal

Pas një performance fantastike ndaj Serbisë, ekipi i Zvicrës kaloi në fazën e 1/16-ve, ku përballë ka kampionët e “Euro 2016”, Portugalinë.

Në një prononcim për mediat, ylli i Zvicrës, Xherdan Shaqiri, paralajmëroi shokët e tij, që të bëjnë shumë kujdes nga Krisitiano Ronaldo.

“Bashkë me Messin, ai është një nga lojtarët më të mirë në botë. Është një lojtar që mund të shënojë në çdo moment.

Së dyti, ai ka përvojën që i nevojitet dhe të gjithë e dinë se sa i rëndësishëm është ai për Portugalinë.

Ne gjithashtu duhet të kujdesemi për lojtarët e tjerë, sigurisht, nuk është vetëm Ronaldo, ata kanë një skuadër të shkëlqyer, do të na duhet një paraqitje e shkëlqyer nga të gjithë.

Ne nuk kemi Kristiano në ekip, na duhet i gjithë ekipi për të fituar”, tha Shaqiri.