I vihet zjarri një koncesionari makinash në Greqi, autorët sulmojnë policinë me bomba molotov. Arrestohet një 24-vjeçar shqiptar

84
Sigal

Një zjarrvënie e qëllimshme ka ndodhur në një koncesionar makinash në rrugën Ymitto 35 në Kaisariani, në Greqi.

Ngjarja ndodhi rreth orës 02:00 të mëngjesit të së dielës dhe si pasojë e zjarrit u dëmtuan 7 automjete.

Mediat greke raportojnë se për shuarjen e flakëve u desh ndërhyrja e 5 zjarrfikëseve.

Gjithashtu, raportohet se kur forcat e policisë kanë shkuar me urgjencë në vendngjarje ato janë sulmuar me molotov nga një grup personash të paidentifikuar.

Nga sulmi nuk ka pasur persona të lënduar ndërkohë që policia ka vijuar me arrestimin e një 24-vjeçari shqiptar.