Shansi i fundit për “Zonjën e Vjetër”

454
Sigal

Juventusi pret sot gjigantët e Realit të Madridit në një ndeshje për “jetë a vdekje” në Torino

Juventusi do të luajë sot përballe Realit të Madridit shanset e fundit në fazën e grupeve të Ligës së Kampioneve, pasi një humbje me gjigantët spanjollë do t’i nxirrte përfundimisht nga beteja për vendin e dytë në grup. Juventusi ka marrë vetëm dy pikë nga tri ndeshjet e para (dy barazime), ndërkohë që Reali i Madridit ka marrë nëntë pikë të plota dhe i mjafton edhe një barazim në “Olimpiko” të Torinos për të garantuar një nga dy vendet e para dhe kalimin në “raundin e vdekjes”, pra në ndeshjet me eliminim direkt. Juventusi i ka fituar pesë takimet e fundit me Realin e Madridit në Torino, ndërsa në takimin e parë midis dy formacioneve, Reali triufmoi 1-0 në sezonin 1961-1962 në ndeshjen e parë çerekfinale. Luka Modric është kthyer në një futbollist të rëndësishëm tek Real Madrid, duke u aktivizuar në të gjitha takimet e deritanishme si në kampionat ashtu dhe në Ligën e Kampioneve. Kroati del përpara gazetarëve në vigjilje të sfidës me Juventusin, që mund ti japë kualifikimin spanjollëve dy ndeshje përpara fundit. 28-vjecari sheh me besim transfertën italiane duke thurur elozhe edhe për Kristiano Ronaldon.

“Juventus është një skuadër e madhe dhe ne e respektojmë, por nuk kemi aspak frikë. Ata kanë futbollsitë të mëdhenj dhe në sfida të tilla dëshira është që të luash ndaj një skuadre të mbushur me lojtarët më të mirë të mundshëm. Përsa i përket Kristiano Ronaldos mund të them që ai është e shkuara, e tashmja dhe e ardhmja e Real Madrid”. Ndeshjet e sotme ofrojnë në grupin A, përballjet Real Sociedad-Mançester Junaitid dhe Shahktar Dontesk-Bajer Leverkuzen. Junaitid nuk ka fituar një ndeshje jashtë në Ligën e Kampioneve, qysh kur fitoi në Braga më 7 nëntor të vitit të kaluar. Real Sociedad synon të shmangë humbjen e katërt rresht në Europë. Suksesi i fundit i Shahktarit kundër një skuadre gjermane në shtëpi erdhi kunder Ajntrahtit të Frankfurtit në sezonin e largët 1980-1981 në Kupën UEFA, ndërkhëqë Leverkuzeni humbi 2-0 në Ukrainë vitin e kaluar kundër Metalist Kharkiv në Europa League. Në grupin B, në program janë ndeshjet Juventus-Real Madrid dhe Kopenhagen-Gallatasaraj. Gallatasaraji ka humbur vetëm tre nga 20 takimet e tyre të fundit europiane jashtë fushës, duke fituar dhjetë prej tyre. Grupi C ofron ndeshjet Paris Sën Zhermen-Anderleht (zëvendçstrajner është kosovari Besnik Hasi) dhe Olimpiakos-Benfika. PSG-ja ka shënuar 12 herë dhe pa pësuar vetëm një gol në tri ndeshjet e para, ndërkohë që Anderlehti ka “ngarkuar në barkën” e tij jo , pak pro dhjetë gola, teksa është në pritje të shënimit të golit të parë dhe të pikë se parë. Në grupin D, përballjet janë Viktoria Plzen-Bajerni i Munihut dhe Mançester Siti-CSKA Moskë. Edhe pse humbi me Mançester Sitin në shtëpi në ditën e parë, Viktoria Plzen ka fituar dhjetë nga 11 takimet e tyre shtëpiake. Bajerni është duke shijuar një forme të shkëlqyer në Europë, teksa ka regjistruar gjashtë fitore rresht në transfertë. Në ndeshjen e parë kundër Plzenit, Bajerni fitoi 5-0.

Liga e Kampioneve
Sot, 20:45

Grupi A
R.Sociedad-Mançester Junaitid
Shahktar Dontesk-B.Leverkuzen.

Grupi B
Juventus-Real Madrid
Kopenhagen-Gallatasaraj

Grupi C
Paris Sën Zhermen-Anderleht
Olimpiakos-Benfika

Grupi D
Viktoria Plzen-Bajerni i Munihut
Mançester Siti-CSKA Moskë

Konte: “Sfida me Realin vendos kualifikimin”

Trajneri i Juventusit, Antonio Kont, e ka të qartë se nga rezultati i ndeshjes kundër Realit të Madridit varet edhe ecuria kampionëve të Italisë në Ligën e Kampioneve. Juventusi i tij
është në një pikë delikate të sezonit. Në prag të supersfidës me Realin e Madridit në Ligën e Kampioneve, tekniku bardhezi është i vetëdijshëm që për të pretenduar kalimin e grupit kërkohet vetëm fitorja. “Është e kotë të fshihemi, do të jetë një ndeshje thelbësore, një takim i bukur. Është shumë e rëndësishme që të ecim përpara në Ligën e Kampioneve, por duhet ta meritojmë bë fushë”. Konte veçon fazën sulmuese të ekipit “merenges”, për të treguar se sa e vështirë do të jetë përplasja e radhës me kryesuesit e Grupit B. “Ançeloti mbështetet në një sulm të jashtëzakonshëm dhe shkatërrues, sidomos kur u lë hapësira për të kundërsulmuar. Ronaldo, Bale, Benzema, Di Maria dhe të tjerët janë fantastikë kur gjejnë hapësira për të sulmuar. Duhet të kemi kujdes taktikisht”. Ndaj një skuadra më yjet më të mëdhenj të futbollit botëror, mbështetja e tifozëve, sipas Kontes, është vendimtare. “Reali ka kampionë të mëdhenj dhe luan çdo fundjavë ndeshje të këtij lloji. Juve-Real është një klasike e futbollit europian. Duhet të bëjmë të mundur që të ndikojë faktori fushë, ndaj për këtë arsye jam i bindur se do të kemi mbështetjen e zjarrtë të tifozëve tanë. Ata duhet ta shoqërojnë skuadrën si në momentet pozitive dhe në ato negative”, – përfundoi Konte.

Sulmuesi i Realit të Madridit është shndërruar në një makineri gjigante “ndëshkimi” për rivalët

Mister “Goli”, Kristiano Ronaldo ka shënuar 20 gola në 15 ndeshje

Sulmuesi i Realit të Madridit, Kristiano Ronaldo, por përjeton një moment të artë në karrierën e tij, duke u spikatur si një “specialist golash”. Ylli portugez është shndërruar në një makineri gjigante “ndëshkimi” për rivalët, aq sa madrilenët janë varur tërësisht nga shërbimet e “CR7”. Pas gjithë atyre golave që ka shënuar e rekordeve që ka thyer, këtë sezon pritet të shikojmë versionin më të mirë të portugezit. Dukej se do të ishte e vështirë për sulmuesin të mbante ritmin e kampionateve të mëparshme, por ky fillim sezoni deri tani rezulton më i miri për bomberin e Realit të Madridit. Numri 7 i Los Blancos ka shënuar deri tani plot 20 gola dhe bëhet fjalë për vetëm 15 ndeshje. Në fakt që kur ka mbërritur te Reali, Ronaldos nuk i është dashur shumë kohë që të shënojë, por jemi ende në fillim të Nëntorit dhe shifrat e tij janë të pakrahasueshme me sulmues të tjerë, që kaq gola sa ai nuk i realizojnë dot për një sezon të tërë. 15 takime i janë dashur portugezit për këto gola, ndërkohë që dy sezone më parë 20 gjuajtje brenda portës i bëri për 20 ndeshje. Nuk ka limite për Kristianon dhe për të katërtin vit radhazi të paktën 50 gola me emrin e tij tashmë duken shumë normalë. I mbetet vetëm të thyejë rekordin e tij, atë të 60 realizimeve në një sezon që ishte i bekuar për klubin madrilen, ishte viti kur skuadra fitoi kampionatin me Mourinjon në krye. La Liga është kthyer në një sfidë të vërtetë për trofeun “Piçiçi”, mbi yllin e Realit ndodhet Diego Costa me 13 gola, por edhe Ligën e Kampioneve ka një rival serioz e të fortë si Zlatan Ibrahimoviç, i cili vetëm në ndeshjen me Anderlehtin shënoi jo pak por 4 herë. Misioni i radhës për “makinerinë e golave” të Realit është në Torino. Reali i Madridit rikthehet në kompeticionin europian me vizitën në shtëpinë e Juventusit, ku Kristiano do të tentojë me çdo kusht të vazhdojë me shpërthimet e tij.

Januzaj debuton në Ligën e Kampioneve

Ylli më i ri i Mançester Junaitid, kosovari Adnan Januzaj, pritet të debutojë sot në Ligën e Kampioneve, duke qënë lojtari më i ri në moshë shqiptar që do të luajë në kompeticionin më prestigjioz të klubeve. Lajmin për aktivimin e 18-vjeçarit Januzaj e bëri të ditur vetë trajneri Dejvid Mojes. Januzaj prtet të luajë në ndeshjen e sotme kundër Real Sociadadit, për grupin A,.