Sfida me Vllazninë në Kupë, Partizani i jep fund përgatitjeve

115
Sigal

Partizani i ka dhënë fund përgatitjeve për ndeshjen kundër Vllaznisë, e vlefshme për gjysmëfinalen e Kupës së Shqipërisë. Takimi i parë ka përfunduar me rezultatin 0-0, teksa interesi është i madh për të mësuar ekipin që do të shkojë në finale. Të kuqtë kryeqytetas kanë kryer sot seancën e fundit stërvitore. Ndërsa, një tifoz special ka ndjekur nga afër përgatitjen e 16-herë kampionëve të vendit.

Një mbështetës i vogël me aftësi të kufizuara ka qenë prezent gjatë stërvitjes së zhvilluar në kompleksin e ri. Është klubi i Partizanit që e ka shpërndarë foton në kanalin zyrtar duke shkruar: “Një tifoz special viziton skuadrën përpara nisjes drejt Shkodrës”. Kujtojmë që ndeshja Vllaznia – Partizani është programuar të zhvillohet nesër në orën 17:45.