KATEGORIA E PARË/ Tekniku shkodran i matjanëve, Samuel Nikaj, tregon ambiciet e skuadrës
Agron KAJA

Menjëherë pas fitores me Besën në javën e katërt të Kategorisë së Parë, trajneri i Burrelit, Samuel Nikaj, u shpreh i kënaqur për golin e tri pikëve që u shënua në minutat e fundit të saj. Ndërsa tri ditë më pas, pa e humbur kënaqësinë e asaj fitoreje, shkodrani tregoi për gazetën “Telegraf” edhe synimin final që ka skuadra të cilën ai e drejton në këtë sezon. “Ndaj Besës ishte një ndeshje që anën emocionale e kishte në plan të parë, për vetë renditjet e të dyja skuadrave. Në në vëndet e kreut dhe Besa në vëndet e fundit. E kishim përgatitur ndeshjen edhe për një barazim, sepse Besa është kockë e fortë në futbollit shqiptar, me lojtarë cilësorë dhe një trajner të madh. Nuk e vlerësum nga renditja aktuale, por unë i kërkova lojtarëve që të luanim presing lartë. Pas golit të pësuar u pa Burreli i vërtetë, me kombinime, me lojtarë cilësorë dhe me ndërrime që bënë diferencën”, kështu e nisi dje bisedën tekniku shkodran i matjanëve, Samuel Nikaj, i cili tashmë shikon përpara, madje që në ndeshjen e radhës ku Burreli do të luajë të shtunën në transfertë ndaj Kastriotit. “Ne në këtë sezon nuk kemi shprehur objektiva për ngjitje në elitën e futbollit shqiptar. Por kam kërkuar që futbollistët e Burrelit të luajnë çdo ndeshje si finale, pa presion dhe me besim tek forcat e tyre. Në këtë rrugëtim që i kaloi 4 javët e para, ne duhet të punojmë për të mos u ndjerë inferiorë ndaj të gjitha skuadrave të tjera. Duke menduar se janë edhe 29 javë kampionati, shtuar edhe ndeshjet e Kupës së Shqipërisë, na duhet të mos na shoqërojë presioni i ngjitjes në Superiore, apo inferioriteti ndaj skuadrave të tjera, të cilat në këto katër javë të para i kanë treguar qartë ambiciet e tyre për elitën. Kujtoj se në sezonin e kaluar, Burreli mbylli kampionatin në vend të katërt, me një performancë shumë të mirë. Dhe këtë sezon, ne duhet të përpiqemi që ta ruajmë atë nivel”. Java e pestë e zhvendos Burrelin në një transfertë të vështirë, pasi do të ndeshet me Kastriotin, skuadër që në synimet e fillimit pretendonte kreun, por renditet i fundit në tabelë me 2 pikë në katër ndeshje. “Ndaj Kastriotit do jetë një ndeshje e vështirë. Jo nisur nga pozicioni në renditje, por se ka në përbërje lojtarë cilësorë dhe një trajner që di ta nxjerrë skuadrën nga situatat e vështira. Do përgatitemi për një rezultat pozitiv”, kështu e përshkroi Samuel Nikaj skuadrën matjane të Burrelit në katër javë kampionat.
LEGJIONARËT
Vlerësime të larta të fundjavës, mungon Mirlind Daku!

Duke respektuar traditën profesionale të tij, portali i statistikave sportive “Sofascore”, dje ka renditur pesë lojtarë legjionarë shqiptarë që kanë spikatur në ndeshjet e fundjavës që u mbyll. Duhet thënë që në fillim se aty mungon sulmuesi Mirlind Daku, i cili shënoi gol në përballjen e javës së 9-të të Premierligës ruse, duke marrë barazimin 2-2 ndaj skuadrës Akron Togliatti. daku u shpall edhe lojtari i ndeshjes, ndërkohë që në pesë më të vlerësuarit e javës janë mesfushori shqiptar, Enis Çokaj që vulosi fitoren e skuadrës së tij në Superligën greke. Nazmi Gripshi ishte protagonist me Astanën duke dhënë një asist, ndërsa goli i Juljan Shehut e ka vlerësuar me notën 7.9. Vendi i katërt shkon për Uzunin që i dha 3-pikët Austin, me një gol të realizuar në minutën e 96-të. Top lista e kësaj pesëshe plotësohet me Ermir Rashicën në fitoren e Metalist 1925. Fundjavë pozitive për legjionarët.
Uzuni shënon në ekstrem, Austin merr tri pikët ndaj Siatëll

Sulmuesi beratas Myrto Uzuni, po tregon formë të mirë në ndeshjet e skuadrës së tij në kampionatin e futbollit profesionist amerikan MLS. Ai ka bërë heroin për Austin me golin që shënoi në minutën e 96-të, në përballjen me Siatëll Saundërs. Sulmuesi i Kombëtares sonë i ka dhënë fitoren skuadrës së tij në minutën e 96-të, pas një asisti fantasik në zonë të dhënë nga Fodrei. Pereira gjuajti me kokë drejt portës, por aty u ndodh Uzuni, i cili tundi rrjetën e portierit kundërshtar Thomas. E gjithë festa në stadiumi shkoi për Uzunin dhe shokët e tij të skuadrës, me tri pikët e që rendisin skuadrën e Austin në vëndin e 6-të të tabelës së renditjes me 44 pikë, në zonën që e kualifikon në kompeticionet ndërkombëtare në USA. Për herë të fundit, Uzuni shënoi më 31 gusht, në fitore 3-1 ndaj San Jose Earthquakes. Deri tani Uzuni ka shënuar 6 gola në kampionat.
Lushnja largon trajnerin Xhafa: Për arsye personale!
Nga dje, Erion Xhafa nuk do jetë trajner i Lushnjës. Klubi e ka njoftuar vendimin përmes rrjeteve sociale, ndërsa tregon se vetë trajneri ka vendosur të dorëzojë detyrën për arsye personale! “KF Lushnja njofton se trajneri Erjon Xhafa, për arsye krejtësisht personale, ka vendosur të dorëzojë detyrën e tij në drejtimin e skuadrës sonë.Ky nuk është thjesht një lajm largimi, por një moment reflektimi dhe falënderimi për një profesionist që dha shpirtin, mundin dhe pasionin në fushë për ngjyrat verdhjeshile”, thuhet në njoftimin e klubit.

KATEGORIA E PARË
Ndeshjet-Java e pestë
E premte, 26 shtator 2025
Besa-Lushnja 16:00
Skënderbeu-Laçi 19:00
E shtunë, 27 shtator 2025
AF Luftëtari-Iliria 16:00
Kastrioti-Burreli 16:00
Kukësi-Pogradeci 16:00
Korabi-Apolonia 17:00
RENDITJA
Skuadrat Nd P
1.Skënderbeu 4 10
2.Laçi 4 9
3.Apolonia 4 7
4.Burreli 4 7
5.Pogradeci 4 5
6.Lushnja 4 4
7.AF Luftëtari 4 4
8.Kukësi 4 4
9.Iliria 4 4
10.Korabi 4 3
11.Besa 4 2
12.Kastrioti 4 2





















