Ronaldo, baba edhe në stërvitje: “Mënyra e vetme për t’u bërë numër një”

528
Cristiano Ronaldo ka ndarë një imazh në rrjetet sociale duke treguar se është sportist dhe baba i përkushtuar njëkohësisht.
Ai shfaqet duke u stërvitur në palestër i shoqëruar me djalin e madh dhe një nga binjakët.
Fotografinë e ka shoqëruar me një mesazh drejtuar dy fëmijëve të tij, por gjithashtu edhe gjithë tifozëve që e shikojnë atë si idhull.
“Duke mësuar dy fëmijët e mi. Me talent, punë dhe përkushtim, është mënyra e vetme për t’u bërë numër një”, shkruan Ronaldo në Instagram.
Imazhi është shoqëruar në fund me dy zemra dhe flamurin e Portugalisë.
Vlen të theksohet se dy binjakët e portugezit quhen Eva dhe Mateo dhe janë lindur nga një nënë surrogate.
Sigal