ABISSNET SUPERIORE/ Ish-futbollisti i Tiranës, Rezart Dabulla, e mendon gjithçka të papërcaktuar për renditjen
Agron KAJA
Pas ndeshjeve të javës së 34-t të Superiores, një përshkrim i juaji cili është për rezultatet që u arritën?
Unë mendoj se pak a shumë, të gjitha rezultatet e javës së kaluar ishin të pritshme, pa ndonjë çudi, Sepse në këtë periudhë fund kampionati, të gjitha skuadrat janë me laps e letër në dorë, sepse asgjë nuk është vendosur, ka dilema.
Duke e parë renditjen në të dy kahjet e saj, ku ndryshoi dukshëm pas këtyre ndeshjeve?
Në këto janët e fundit, më interesante kanë qënë ndeshjet ku luajnë skuadrat e mbijetesës. Sepse janë pesë skuadra që nuk kanë asgjë të sigurt në renditjen e tyre. Ndaj edhe në këto dy ndeshjet e mbetura këtu mbetet kurreshtja më e madhe.
Cila nga ndeshjet e javës së 34-t doli nga pritshmëritë, dhe cila mund të quhet rezultat surprizë?
Unë prisja që të fitonin Durrësi dhe Partizani, dhe ashtu ndodhi. Por edhe të tjerat, mendoj se dolën në pritshmëri, sepse ishin si ndeshje të lexuara dhe pa asnjë përshtypje, apo habie për rezultatet që fiksuan.
Duke qënë se skuadrat e zonës “Final 4” kanë probleme mes tyre për renditjen, do ta mbajnë garën në emocion?
Faktikisht, garën në emocion në këtë zonë e mbajnë Partizani me Elbasanin, të cilët janë në luftë mes tyre. Dhe ndeshja në javën e fundit mes tyre do ta ndajë se cila do jetë në “Final 4”, dhe cila jashtë saj. Do jenë 90 minuta përcaktuese.
Në ndeshjet e kësaj jave, AF Elbasani e “kërcënon” Partizanin për zonën “Final 4”, sepse pret Vllazninë ?
Edhe kjo mendoj se është një ndeshje e fortë, një ndeshje e luftuar duke e parë në epërsi Elbasanin. Jo vetëm se do luajë para tifozerisë së vet, por edhe pse është më i motivuar. AF Elbasanin e mendoj 5 % më tepër, një ndeshje 55 me 45%.
Nga pesë skuadrat e zonës së mbijetesës, cila prej tyre e ka më shumë mundësinë e fitores në këtë javë të 35-të?
Veç Laçit që duket i rënë, të gjitha skuadrat e tjera janë në luftë dhe me shanse të barabarta mes tyre, për të qëndruar në Superiore ose për të dalë prej saj. Kalendari duket shumë i pa“mëshirshëm” me këto sfida.
Janë 180 minutat e fundit të kampionatit, ku e presim ndryshimin në tabelën e renditjes?
Them se më shumë ndryshime do priten tek skuadrat që do zbresin në Kategorinë e Parë. Unë këmbëngul në mendimin tim, se në këto 180 minuta të fundit të kampionatit, këtu do kemi një Teoremë me shumë të panjohura.
Dy javë para mbylljes, cili është verdikti juaj paraprak për renditjen përfundimtare?
Besoj se do trazohen të gjitha vëndet që mbajnë skuadrat në tabelën e renditjes, nga kreu e në fund. Gjithçka është e paqartë, ndaj do thoja se në 10 ndeshjet e këtyre dy javëve të fundit, verdiktet do trazohen në fundin e tyre.
Laçi në “Pit-stop”, dje mbledhje me dyer të mbyllura
Që prej ndeshjes së fundit, ekipi i Laçit nuk po stërvitet. Situata në ekip ka qënë e rënduar, ku ditën e hënë u zhvillua një takim mes drejtuesve dhe stafit. Debatet nuk kanë munguar dhe u vendos që dje të mbahej një tjetër takim me ekipin, por me dyer të mbyllura. Ajo mbeti larg mediave, ku edhe pati ndëshkime të shumta.
ABISSNET SUPERIORE
Ndeshjet-Java 35
Të shtunën, 19 prill 2025
Bylis-Partizani 15:30
Egnatia-Skënderbeu 15:30
Tirana-Teuta 15:30
(Në “Arena Kombëtare”)
Laçi-Dinamo 15:30
AF Elbasani-Vllaznia 15:30
RENDITJA
Skuadrat Nd Pikë
1.Egnatia 34 58
2.Vllaznia 34 55
3.Dinamo City 34 55
4.Partizani 34 50
5.AF Elbasani 34 49
6.Teuta 34 38
7.Skënderbeu 34 37
8.Tirana 34 36
9.Bylis 34 36
10.Laçi 34 33
Verdiktet dhe bastet, ja prognozat e tyre për renditjen
Ndoshta ky mund të quhet edhe sezoni, i cili me skemën “Final 4” ka sjellë “turbullirë” për të gjitha skuadrat
Kanë mbetur vetëm 180 minuta zyrtare deri në mbylljen e kampionatit, dhe tashmë renditja duket se ka shumë prognoza. Por ka edhe kuotime nga kompani të basteve në Europë, ku enigmat duken se janë ulur këmbëkryq në këto 10 sfidat e fundit të Abissnet Superiore 2024-2025. Ndoshta ky mund të quhet edhe sezoni ku me skemën “Final 4” ka sjellë turbullirë për të gjitha skuadrat. Nisur nga realiteti që ato kanë në renditje, nga paraqitjet që kanë bërë dhe mundësitë e tyre në këtë sprint final, ka shumë dilema nga kreu në fund. Duke e nisur nga kreu në gjithë zonën “Final 4”, bastet kuotojnë Egnatian në vëndin e parë me 59 pikë, Vllazninë me 58, Dinamon me 56 dhe Elbasanin me 55 pikë. Pra, në këtë zonë duket se Partizani ka më pak shanse që të jetë pjesë e saj, gjithmonë duke ju referuar parashikimeve që kanë bërë kompani të basteve në Europë. Ndërsa për dy vëndet e fundit, bastet kuotojnë se Bylisi dhe Laçi do zbresin direkt nga Abissnet Superiore, ndërsa Tirana renditet në vëndin e 8-të, ku do të luajë në Play-off me një skuadër të Kategorisë së Parë. Partizani, Teuta dhe Skënderbeu kuotohen si skuadrat që do renditen në mesin e artë të tabelës.
Parashikimi i Basteve
Zona “Final 4”
1.Egnatia 59 pikë
2.Vllaznia 58 pikë
3.Dinamo C 56 pikë
4.Elbasani 55 pikë
Mesi i tabelës
5.Partizani 53 pikë
6.Teuta 41 pikë
7.Skënderb. 41 pikë
Skuadra Play-out
8.Tirana 39 pikë
Zbresin nga Superiorja
9.Bylis 37 pikë
10.Laçi 34 pikë