Rekorde befasuese në kampionatin e fëmijëve

880
Nën kujdesin e drejtpërdrejtë të Presidentit të Federatës Shqiptare të Notit, zotit Agim Çirakun, në aerodromin e Tiranës ka startuar kampionati kombëtar i notit për fëmijë ku kanë marrë pjesë ekipe nga shumë qytete të vendit. Në këtë mënyrë Federata Shqiptare e Notit u rikthehet garave kombëtare në kryeqytet. Dita e parë ka rezervuar rekorde kombëtare me protagoniste notaren e skuadrës së Nobisit, Sonja Kapedani. Në garat e kategorisë B në 200 m stil shpinë dhe 200 m 4-notim, Kapedani përmirësoi kohët respektive në 2.48.41 dhe 2.54.07.
Shpërndarja e titujve kampione ka qenë thuajse gjithëpërfshirëse për skuadrat. Në Kategorinë A, notarja Alesia Neziri e Tiranës bëri “bis” me dy tituj kampionë, 50 m stil i lirë dhe 200 m stil i lirë. Neziri realizoi kohët 30″25 dhe 2’27″72.
Në këtë grupmoshë u nderua me titull kampion edhe Juria Duda po e klubit bardheblu në garën e 200 m shpinë, e cila e ndali kohën 2’52″22 apo Korina Basho po e Tiranës në 200 m 4 notim me kohën e përgjithshme 3’13″06. Për meshkujt zunë vendet e para në podiumin modest Spiro Goga i Teutës në 400 m stil i lirë me kohën 4.40.03; Mishel Xhaferri (Stela) në 200 m 4 notim me 2.42.47 apo Bianti Danaj (Jon) 200 m stil i lirë 2.16.21.
Dita e dytë e kampionatit
Kampionati kombëtar për fëmijë vijon edhe ditën e dytë me një program të ngjeshur të garave. Skuadrat pjesëmarrëse në këtë veprimtari janë Tirana me trajner Arjan Fetishaj, Nobis (Eduart Cane), Stela (Sadik Mema), Wilson (Sulejman Poda), Partizani (Dashamir Bregu), Tirana Delfina Sport (Shpëtim Hosha), SH.S.U (Saimir Neziri), Saranda Not Sport (Edi Vasi), Butrinti (Stefan Shendi), Teuta (Gjergj Ngresi), Jon (Bashkim Aliraj) dhe Vllaznia (Kol Shiroka).
Kampionati i 16-të botëror në Kazan të Rusisë 
Ndërkohë Federata Shqiptare e Notit ka konfirmuar pjesëmarrjen e saj në një tjetër event të rëndësishëm ndërkombëtar. Nga datat 24 korrik-9 gusht do të organizohet kampionati i 16-të botëror në Kazan të Rusisë dhe Shqipëria merr pjesë sipas sekretares së përgjithshme të Federatës Suela Haxhija me sportistët Noel Borshi, Nikol Merizaj, Klavio Meça dhe Sidni Hoxha. Dy notarët e fundit studiojnë dh stërviten në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Botërori i Kazanit pritet të mbledhë rreth 2400 sportistë, përfaqësues nga 190 shtete.
Pjesëmarrësit për dy kategoritë
KATEGORIA A
Vajza
Alesia Neziri (Tirana) 50 m stil i lirë 30.25
Alesia Neziri (Tirana) 200 m stil i lirë 2.27.72
Juria Duda (Tirana) 200 m shpinë 2.52.22
Korina Basho (Tirana) 200 m 4 notim 3.13.06
Djem
Spiro Goga (Teuta) 400 m stil i lirë 4.40.03
Mishel Xhaferri (Stela) 200 m 4 notim 2.42.47
Bianti Danaj (Jon) 200 m stil i lirë 2.16.21
KATEGORIA B
Vajza
Ledia Allaraj (Partizani) 50 m stil i lirë 31.03
Sonja Kapedani (Nobis) 200 m shpinë 2.48.41 (rek.komb)
Sonja Kapedani (Nobis) 200 m 4 notim 2.54.07 (rek.komb)
Grejsi Fetahaj (Stela) 200 m stil i lirë 3.05.66
Djem
Kledi Kadiu (Teuta) 400 m stil i lirë 5.03.75
Janus Fuga (Stela) 200 m 4 notim 2.57.19
Ronaldo Serjani (Saranda) 200 m stil i lirë 2.30.84
KATEGORIA C
Vajza
Juga Selimi (Tirana) 50 m stil i lirë 36.91
Kestrina Dande (Stela) 200 m shpinë 3.49.53
Telma Harshova (Stela) 200 m 4 notim 3.55.00
Vivian Xhemollari (Stela) 200 m stil i lirë 2.55.56
Djem
Devi Bardhi (Stela) 200 m stil i lirë 2.49.78
Aleksandër Çaushi (Stela) 400 m stil i lirë 6.25.63
Toni Grashi (TDS) 200 m 4 notim 3.16.92
Flavio Kora (Nobis) 50 m shpinë 42.19
Skuadrat pjesëmarrëse në këtë veprimtari janë 
Ekipi Tirana me trajner Arjan Fetishaj 
Ekipi Nobis me trajner Eduart Cane 
Ekipi Stela me trajner Sadik Mema 
Ekipi Wilson me trajner Sulejman Poda 
Ekipi Partizani me trajner Dashamir Bregu 
Ekipi Tirana Delfina Sport me trajner Shpëtim Hosha 
Ekipi SH.S.U me trajner Saimir Neziri 
Ekipi Saranda Not Sport me trajner Edi Vasi 
Ekipi Butrinti me trajner Stefan Shendi 
Ekipi Teuta me trajner Gjergj Ngresi 
Ekipi Jon me trajner Bashkim Aliraj 
Ekipi Vllaznia me trajner Kol Shiroka
Sigal