Sigal

Pas largimit të Cristiano Ronaldos drejt Juventusit, Real Madrid ka mbetur pa një lider në fushë. Perez ka dështuar me nënshkrimin me Neymar dhe Mbappe, ndërsa nënshkrimi me Hazard ka mbetur në tentativë. Emri i radhës që i është shtuar listës madrilenase është ai i Edinson Cavanit. Operacioni i blerjes së këtij të fundit duket se është pëlqyer shumë tek Bernabeu. Së fundmi presidenti Florentino Perez është i shprehur se është i gatshëm që ti ofrojë të njëjtën rrogë që merr në PSG, plot 10 milionë euro.

Sulmuesi uruguaian u shfaq shumë i rrezikshëm në Botëror, ku shënoi 2 gola kundër Portugalisë së Cristiano Ronaldos.  Ai është vdekjeprurës si brenda zonës ashtu edhe jashtë saj. Nëse do t’i hedhim një sy karrierës së tij futbollistike duke përfshirë nga sezoni 2010-2011 deri në 2017-2018 do të zbulojmë që  “matadori” ka shënuar një mesatare prej 34 gola për sezon.

Në dy sezonet e tij të fundit Cavani ka shfaqur më të mirë e tij. Sezoni 2016/17 ka realizuar 49 gola, ndërsa 2017/18 40 gola.  Kjo ka bërë që Real Madrid  ta shohin si zëvendësuesin e denjë të Cristiano Ronaldos.  Në fillim të javës u përfol qe Cavani mund të rikthehej tek ekipi i tij i  vjetër, Napoli, por duket se Real Madrid do t’u prishë ëndrrën napolitanëve, pasi është duke bërë të pamundurën për të nënshkruar me 31-vjeçarin.