Sigal

Policia e Tiranës ka dhënë detajet e para për ngjarjen e sotme pranë tregut elektrik, ku një person ka qëlluar me armë zjarri në ajër. Sipas policisë ka qenë një konflikt midis dy personave, njëri prej të cilëve, i identifikuar, ka qëlluar me armë zjarri në ajër.

Tiranë Informacion paraprak

Më datë 26. 07. 2018, rreth orës 09:26, në rrugën “Vath Koreshi”, shtetasi me iniciale K. K., për shkak të një konflikti për motive të dobëta me një tjetër shtetas ka gjuajtur dy herë në ajër me një pistoletë zhurmuese, dhe më pas është larguar nga vendngjarja. Në vendngjarje janë gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provës materiale dy gëzhoja të qitura nga pistoletë zhurmuese. Po punohet për kapjen e shtetasit K. K., dhe sqarim të mëtejshëm të rrethanave të ngjarjes.