Real Madrid e ka gati zëvendësuesin e Ronaldo-s, 120 mln euro për sulmuesin spanjoll

475
Sigal

Ndonëse jo me shumë zhurmë Real Madrid po vijon të punojë për të afruar një sulmues me cilësi të mëdha pas largimit të Cristiano Ronaldo-s.

Emri i fundit që ka filluar të qarkullojë në mediat spanjolle është Rodrigo, sulmuesi i Valnecia-s që sezonin e fundit ka realizuar 16 gola në 31 ndeshje dhe ka dhënë edhe 4 asiste.

27-vjeçari është një ‘bomber’ që njihet mirë nga trajneri i Lopetegui i cili e ka stërvitur në kombëtaren U-21 të Spanjës, por edhe me ekipin e parë.

“Gjithkush është i ndërgjegjshëm se trajneri i Real Madrid Lopetegui e do Rodrigo-n, por se çfarë ndodh në Madrid, ne nuk e dimë,”-tha presidenti i Valnecia-s Anil Murthy për “Tribuna Deportivo”.

“Ajo që di janë tre gjëra: Rodrigo është një lojtar shumë i rëndësishëm i cili ka një vlerë shumë të lartë. Ai dëshiron të luajë këtu me ne dhe ai ka një klauzolë lirimi 120 mln euro. Nuk e kemi vënë klauzolën 120 mln euro pa analizuar tregun.”