Reagojnë tifozët/ Qeveria po tallet: Covid-i nuk i prek mitingashët e partive, por vetëm tifozët?!

246
Sigal

Situata me stadiumet e mbyllura në Shqipëri është qesharake. Vendimi i Komitetit te Ekspertëve nuk lejon hapjen e impianteve, qoftë edhe me një numër të reduktuar, apo prej afro një muaji COVID-i nuk ekziston në mitingjet e partive politike.

Komiteti “politik” anti-covid bën  sikur zbatojmë rregullat për “ armikurn e fshehtë”. Ashtu sikurse me emigrantët ku ata nga greqia duhen me analiza dhe të rrinë në karantinë, ndryshe nga ata nga Turqia dhe vendet e tjera të botës që duhen të vijnë pa analiza dhe të mos bëjnë karantinë?!. Edhe me tifozët e futbollit po ndodh e njëjta gjë.  Është një hipokrizi i paparë ndaj vetes tonë dhe ndaj sportit. Tifozë të mbledhur grumbull rreth stadiumit, me qindra madje, nuk arrijnë të hyjnë dot brenda për shkak të një rregulli të drejtë në dukje, por që nuk po zbatohet në asnjë vend të Shqipërisë. Situatë qesharake sa më s’ka… Nga njëra anë mijëra në sheshe dhe stadiume për mitingje dhe nga ana tjetër stadiumet nuk hapen. Çfarë farse! Sjellje e pamëshirshme edhe kundrejt klubeve të futbollit, që u privohet mundësia që të përfitojnë diçka nga biletat. Ose, nëse ka diçka që ne njerëzit e thjesht nuk e dimë, atëherë duhet të dalë një anëtar i Komitetit të Ekspertëve edhe të na shpjegojë se përse COVID nuk është i rrezikshëm në mitingje dhe është fatal vetëm nëpër stadiume. Përndryshe, t’i thërrasin mendjes edhe të lejojnë tifozë në këto pak javë, të mbetura.