Njëzet e dy pikante nga Botërori i Brazilit: nga kroatët lakuriq, të dëshpërimi i Kristino Ronaldos
Bota po jeton me ethet e futbollit. Qysh nga e enjtja e kaluar, topi po rrotullohet në Brazil. Kampionati Botëror ka elektrizuar masat. Kjo është një përmbledhje e fituesve dhe humbësve të raundit të parë të ndeshjeve.
1. CEREMONIA E HAPJES
Mbi një miliard njerëz ndoqën Ceremoninë e Hapjes së Botërorit, më 12 qershor në Sao Paulo, ku këndoi dhe Xhenifer Lopezi. Pas 25 minutave shfaqja mbaroi. Kushtoi gjashtë milionë euro.
2. DËSHTIMI I HIMNEVE
Gjatë ndeshjes së Francës kundër Hondurasit, të gjithë pritën të ekzekutoheshin himnet kombëtare të dy vendeve. Por, … kjo nuk ndodhi. Problemi kishte të bënte me sistemin audio në stadium.
3. RRËZIMI I FIZIOTERAPISTIT
Fizioterapisti i Anglisë në ndeshjen kundër Italisë (1-2) festoi si i marrë në fushë, por ai nxori kaviljen. E çuan me barelë në dhomën e zhveshjes. Por,… lamtumirë Kampionat Botëror!
4. GOLI TEKNOLOGJIK
Gjatë ndeshjes Francë-Honduras 3-0, teknologjia e verifikimit të golit u provua me sukses. Për syrin e zakonshëm ishte e vështirë që të verifikoje nëse ishte gol apo jo. Por, teknologjia tha “Po”.
5. SHKUMA E ARBITRIT
Të gjithë e kemi parë se, gjatë goditjeve të lira gjyqtari kryesor i takimit përdor “spray” të bardhë. Gjithçka bëhet që, lojtarët të respektojnë distancën e duhur prej 9,15 cm.
6. “DORA” E HOLANDËS
Startin më të mirë në ndeshet e raundit të parë të fazës së grupeve e bëri Holanda. “Tulipanët” shkatërruan 5-1 kampionen e Botës, Spanjën, me golat e Robin van Persit dhe Arjen Robenit.
7. TRIPLETA E MYLERIT
Tomas Myler, “Këpuca e Artë” e Botërorit 2010, me tre golat e tij në fitoren 4-0 të Gjermanisë ndaj Portugalisë, dëshmoi se është kandidati kryesor për ta fituar sërish trofeun prestigjioz.
8. TRIUMFI I KOSTA RIKËS
Edhe pse nuk konsiderohej si favorite, Kosta Rika, skuadra nga Amerika Qendrore, fitoi 3-1 kundër Uruguait, duke shkaktuar jo vetëm një surprizë, por dhe humbje të kompanive të basteve.
9. “TURBO” START
Shtetet e Bashkuara e nisën Botërorin duke vendosur realizuar gol pas vetëm 32 sekondash me anë të Klint Dimpsejit, në fitoren 2-1 kundër Ganës. Ky ishte goli i pestë më i shpejtë i Botërorëve.
10. “MACJA” OCHOA
Portieri i Meksikës, Guijermo Oçoa, ia doli të bllokojë çdo tentativë të Brazilit të Nejmmarit për të gjetur rrugën e rrjetës. “Macja” meksikane u shpall lojtari i ndeshjes.
11. HOLANDEZI FLUTURUES
Sulmuesi i Holandës, Robin van Persi, ka shënuar edhe golin me të bukur deri tani. “Tulipani”
12. DËSHTIMI I SPANJËS
Kampionia e Botës e nisi në mënyrën më të keqe Botërorin, me një humbje 5-1 me Holandën. Në qendër të kritikave ishte portieri i Realit, Iker Kazijas, një nga simbolet e futbollit iberik.
13. DRAMA E URUGUAIT
Konsiderohej si një nga favoritët e fshehtë, për të fituar Botërorin, por humbja 3-1 me Kosta Rikën në debutim u ka ndryshuar mendjen shumë ekspertëve të kompanive të basteve.
14. ZHGËNJIMI I RONALDOS
Turpërimi në ndeshjen me Gjermaninë (0-4), la një shije të hidhur te tifozët portugezë, por zhgënjimi më i madh ishte ai Kristiano Ronaldos, i cili ishte në një ditë tmerrësisht të errët.
15. MILIONAT E RUNIT
Ylli i Mançester Junatid, Ujeni Runi është një nga futbollistët më të paguar në botë. Ai fiton 360 mijë euro në javë, por në ndeshjen kundër Italisë (1-2), ai nuk bëri thuajse asgjë.
16. VDEKJET E TIFOZËVE
Tre tifozë futbolli kinezë kanë gjetur vdekjen, për shkak të qëndrimi të gjatë para televizorit apo për shkak të infarktit. Një 25-vjeçar u gjet i vdekur para kompjuterit të tij.
17. GAFA E AKIFINEVIT
Koreanojugori Keun-Ho Lee gjuajti fuqishëm nga rreth 20 metra. Portieri të Kombëtare ruse, Igor Akinfejev (CSKA Moskë), i shpëtoi topin nga duart me topin që përfundoi në rrjetë.
18. KROATËT LAKURIQ
Lojtarët kroatë ishin të trullosur pas humbjes 3-1 me Brazilin, dhe për të shfryrë dufin u lanë të gjithë krejt lakuriq në pishinën e hotelit. Fotot bënë xhiron e botës.
19. GJYQTARI I KEQ
Japonezi Juiçi Nishimura mund të konsiderohet si dështimi i “xhaketave të zeza”. Ai akordoi një penallti tepër të dyshimtë në favor të Brazilit në ndeshjen hapëse kundër Kroacisë (3-1).
20. GAFAT E ARBITRIT
Edhe në ndeshjen Meksikë-Kamerun, u panë dy vendime të gabuara. Gjyqtari kolumbian Vilma Roldan, 34 vjeç, më i riu në këtë Botëror anuloi pa të drejtë dy gola të meksikanëve.
21. BOLLËK GOLASH
49 gola ka shijuar tifozët në 17 ndeshjet e deritanishme (2.88 gola për ndeshje, më e mira e realizuar qysh prej 44 vitesh. Në “Meksikë 1970” rekordi është 2.97 gola për ndeshje.
22. AUTOGOLAT
Deri tani janë shënuar tre autogola. Madje dhe goli i parë i Botërorit ishte një i tillë. Marselo i Brazilit shënoi në favor të Kroacisë në ndeshjen e fituar 3-1 nga “Seleçao”.
Shvajni gjen “Shvajnin”
Mesfushori i Gjermanisë, Bastian Shvajnshtajger, nuk rresht së befasuari me fotot që, ai dhe në rrjetin social “Facebook”. Së fundi, ai publikoi një foto me një tifoz brazilian, por që ka bërë tatuazh duke shkruar pikërisht emrin e plotë të lojtarit të Bajernit të Munihut. Në parakrahun e djathtë ka shkruar emrin Bastian, ndërsa në shpinë mbiemrin Shvajnshtajger.
Gardiani meksikan është në shndërruar në heroin e ri të Meksikës, pas pritjeve spektakolare
Oçoa, portieri me “gjashtë” gishta
Një barazim pa gola i Brazilit në Botërorin e shtëpisë së tij është në kufirin e një paradoksi, dhe mediat europiane nuk tregohen aspak të buta me “Seleçaon” pas sfidës me porta të paprekura me Meksikën. Italiania “Gazzetta Dello Sport”, e hap faqen e saj të parë me pyetjen, “Brazil, gjithçka këtu?!” duke nënvizuar se skuadra që duhej ta vriste botërorin,është e paplotë, Nejmar nuk mjafton dhe ëndrrat e një kombi të tërë tani janë kthyer në dyshime. E përditshmja tjetër më e madhe sportive përtej Adriatikut, “Corriere Dello Sport” zgjedh titullin Stop, duke vënë në dukje aftësitë e heroit të ndeshjes Guijermo Oçoa, ndërsa nënvizon se një i papunë ndali Brazilin, sigurisht duke ju referuar faktit se portieri 28-vjeçar meksikan është një futbollist i lirë e pa kontratë pasi u lirua nga detyrimet me Azhasio. Oçoa në fakt u kthye menjëherë në superyllin e uebit pasi gjatë ndeshjes qarkulloi lajmi se portieri i “Tricolor” ka gjashtë gishta, çka më pas rezultoi një informacion i pavërtetë që nuk duhet ti ketë pëlqyer shumë meksikanëve që tashmë e portrezitojnë si një hero të tyrin kombëtar, ndërsa bllokon portën me sombrero gjigande. Padyshim që fërkojnë duart rivalët argjentinas, me të përditshmen “Clarin” që ironizon “Brazili nuk u pa” , ndërsa Ole përdor batutën e një telefilmi meksikan, “e djallosët”. Në Brazil ndërkohë “UOl esporte” vë në dukje shqetësimin e Hulk që hedh shkelma në bankinë duke ja dhënë sinjalin e qartë Skolarit, i cili sipas “O Globos” ka të tjera probleme pasi është irrituar me aludimet për favore të arbitrave ndaj Brazilit.
Përgatitja fizike, çelësi i suksesit
Përgatitja fizike ka qenë çelësi i suksesit të skuadrave fituese në raundin e parë të ndeshjeve në Grup në Brazil 2014. Nëse analizon të dhënat e publikuara në FIFA sa u përket kilometrave që kanë përshkuar skuadrat në fushën e blertë. Dhe jo rastësisht Gjermania dhe Italia, përfaqësueset europiane që dominuan në sfidat respektive ndaj Portugalisë dhe Anglisë, janë në krye të listës. Pas tyre vijnë Holanda, Kosta Rika dhe Franca, që gjithashtu e kanë nisur me fitore Botërorin. Formacioni i Joakim Lëvit që shkatërroi 4-0 luzitanët të kryesuar nga Kristiano Ronaldo, kanë vrapuar 111.651 km, ndërsa të besuarit e Çezare Prandelit për të dominuar ndaj përfaqësueses së “Tre Luanëve” përshkuan 110.458 km. Të skuadra italiane vetëm Klaudio Markizio ka mundur të kalojë kufirin e 11 kilometrave, ndërsa te Gjermania janë 4 futbollistë, Kros, Gëce, Kedira dhe Lahm që kanë vrapuar më shumë se kjo kuotë.