Rafael Benitez tregon aryet e largimit nga Newcastle

Rafael Benitez tregon arsyet e largimit nga Newcastle United pas 3 sezonesh e gjysmë.

Në një intervistë spanjolli 59-vjeçari shpjegoi se përse vendosi të mos rinovojë kontratën me qymyrxhinjtë.

Sigal

“Dëshiroja të qëndroja te Newcastle, por dëshira ime nuk ishte vetëm të firmosja një kontratë por të isha pjesë e një projekti. Por drejtuesit e klubit nuk ndanin të njëjtat ide me mua. Jam shumë i trishtuar, por nuk pendohem kurrë që zgjodha të drejtoj Newcastle United për 3 sezone e gjysmë”, deklaroi Rafa Benitez i cili tashmë është i papunë dhe është në pritje të ofertave edhe pse flitet shumë se e ardhmja e tij mund të jetë në Kinë.R