Odengaard “tremb” Realin, gati të transferohet në Premier League

429
Sigal

Martin Odengaard është duke zhvilluar një sezon fantastik me skuadrën e Real Socedadit.

Ëndrra e Odegaard për të luajtur me Real Madrid nuk pritet të realizohet, të paktën jo në një të ardhme të afërt. Mesfushori norvegjez, i huazuar disa sezone nga “Los Blancos” në disa ekipe, është rritur si lojtar dhe ka oferta serioze nga klube që janë gati t’i besojnë, ndryshe nga Real Madrid.

Odegaard, që ka kontratë deri në vitin 2021 me kampionët e Europës e ka kuptuar se klubi spanjoll nuk do t’i japë shanset që ai kërkon, ndaj dhe ka vendosur që sezonin tjetër të luaj në Premier League, aty ku e kërkojnë Manchster United, Tottenhami dhe Arsenali.

Gjithsesi, gjithçka do të varet edhe nga shuma që do të afrojnë anglezët për kartonin e tij, pasi Reali do të lejonte ta humbte për pak para, pasi ka investuar shumë kohë për të.