Ra në koma gjatë ndeshjes së boksit, vdes legjendari italian

519
Sigal

Ky është momenti shokues kur legjendari italian i Muay Thai, Christian Daghio u rrëzua në ring pas një grushti knockout për të rënë në koma dhe për të mos u zgjuar më kurrë.

49-vjeçari, i cili kaloi pjesën më të madhe të karrierës së tij si luftëtar i Muay Thai, vdiq në spital.

Ai realizoi ndeshjen e  fundit në Tajlandë ku konkurronte për titullin WBC Asian Boxing Council.

“Christian vdiq ashtu siç dëshironte. Nuk ndihem keq sepse ai ishte kështu. Donte të ndeshje derisa të ishte 80 vjeç. Ringu ishte jeta e tij dhe vdiq si kampion,“-tha vëllai i tij Fabrizio .

Daghio është baba i një vajze 5-vjeçe, që Fabrizio tha se nuk e dinte akoma që boksieri kishte vdekur.

Ai u shpall i vdekur në një spital në Bangkok të premten, një javë pas KO më 26 tetor.