Presidenti Duka kërkon angazhim maksimal për prioritetet strategjike

704
Nga Agron KAJA
FSHF/ Pas Asamblesë, dje u zhvillua mbledhja e Parë e Komitetit Ekzekutiv, me agjendë të ngjeshur në emërime e vendime
Dy javë pas zhvillimit të punimeve të Asamblesë Zgjedhore të FSHF-së, dje është zhvilluar mbledhja e parë zyrtare e Komitetit Ekzekutiv, i cili është forumi vendimmarrës pas Asamblesë. Në këtë mbledhje të parë të drejtuar nga Presidenti Armand Duka, në këtë post në mandatin e pestë, sipas procedurës, u përcaktuan dhe më pas u miratuan dy Zëvendëspresidentët, respektivisht Edvin Libohova dhe Lutfi Nuriu, ndërsa më pas u ndanë edhe Komisionet përkatëse që do të mbulojnë gjithsecili prej anëtarëve në këtë mandat 4-vjeçar. Referuar mesazhit të hapur së Presidentit të FSHF-së në fillimin e kësaj mbledhjeje, drejtuar anëtarëve të KE-së për objektivat, për nismat dhe përgjegjësitë që dalin përpara në këtë mandat të ri, ai kërkoi edhe angazhimin maksimal për të gjitha prioritetet strategjike të futbollit shqiptar në katër vitet e ardhshme. “Ju bëj një ftesë të hapur për bashkëpunim të gjithëve ju këtu në këtë komitet, sepse loja jashtë fushe tashmë ka përfunduar. Vërtet fushata ishte e ashpër, por tashmë na presin sfida të reja, dhe unë ju kërkoj edhe atyre që nuk na votuan, që të kontribuojnë për futbollin. Gjithkush që ka hedhur baltë në atë fushatë, sot duhet të japë gjithçka në të mirën e futbollit shqiptar”, kështu theksoi mes të tjerave Armand Duka në deklarimin e tij, duke treguar se ai në këtë mandat të pestë është vetëm në shërbim të futbollit, ndaj që në fillim theksoi se lufta jashtë fushe mbaroi. Në mbledhjen e djeshme, së bashku me Sekretarin e Përgjithshëm, Ilir Shulku ishin prezent edhe të gjithë anëtarët e KE-së: Abdyl Kuriu, Arben Dervishaj, Bardhyl Jera, Bardhyl Minxhozi, Edmond Spahiu, Edvin Libohova, Enkelejd Alibeaj, Lutfi Nuriu, Tahir Kastrati dhe Vasil Bicaj. Një nga pikat për të cilat Komiteti Ekzekutiv i FSHF i fokusua gjatë mbledhjes së djeshme, ishte edhe miratimi i çmimeve të biletave për ndeshjen miqësore të 26 marsit me Norvegjinë në “Elbasan Arena”. Ky është një takim i planifikuar para disa muajsh nga federatat respektive, në të cilin Kombëtarja jonë do të ketë një tjetër test në prag të ndeshjeve të Ligës së Kombeve. Ndërsa çmimet duken paksa të “kripura” për shqiptarët, pasi përjashtuar tribunën VIP që bileta do të kushtojë 6 mijë lekë të reja, në tribunat më të kërkuara, çmimet variojnë nga 4 në 1 mijë lekë të reja. Çmimet për në tribunat pas portave duken se do të “mbipopullojnë” stadiumin në atë takim, sepse janë nën 1 mijë lekë të reja.
Federata holandeze e futbollit, dje ka përcjellë zyrtarisht urimet e saj për rizgjedhjen e Presidentit Armand Duka për një tjetër mandat në drejtimin e futbollit shqiptar. Në mesazhin e tij zyrtar të urimit, Presidenti i Federatës Holandeze të Futbollit, Mikael Van Praag shkruan se, ata e kanë përmiellë me respekt e kënaqësi rizgjedhjen e Dukës në krye të FSHF-së, për këtë detyrë me përgjegjësi
Sigal