President i FSHN-së, Agim Çiraku: Libri “Të përgatisim notarë”, manual me vlera për ne

27
Sigal

Presidenti i FSHN-së, Agim Çiraku, në optikën e përshëndetjes së tij në promovimin e librit “Të përgatisim notarë”, vendosi vlerat e tij, e njëherësh edhe përdorimin e tij në bazë të vlerave, jo vetëm në federatën e notit, por edhe në institucionet arsimore sportive në vëndin tonë. “Pupin e kujtoj dhe e vlerësoj si një nga notarët më shëmbullorë të notit shqiptar, edhe sa i takon rezultateve që ai ka arritur ri rekordmen dhe kampion, por edhe si një  sportist dhe një dajlë i kulturuar, i edukuar dhe me talent. Këtë e ka transmetuar edhe në këtë libër me 220 faqe, i cili mendoj se është një vlerë për ngritjen e didaktikës në sportin e notit mbi baza shkencore”, kështu e nisi fjalën e tij Presidenti i Notit shqiptar Agim Çiraku, i cili bëri edhe një premtim. “Këtë libër, Federata Shqiptare e Notit do ta përdorë si një manual të vërtetë dhe do  orientojë për ta përdorur të gjithë trajnerët e notit në Shqipëri, duke nisur me moshat e vogla dhe të rinjtë. Sepse ky libër sikur të detyron që së pari ta lexosh, dhe më pas sikur edhe të rrëmben në “pishinën” e rregullave e mënyrave të përgatitjes së notarëve. Por ky nuk duhet të jetë libri i fundit, si për Pupin, ashtu edhe për gjithë komunitetin e notit në Shqipëri. Sepse për të tillë vlera ka më shumë nevojë ky sport”, kështu e vlerësoi Presidenti i FSHN-së Agim Çiraku librin e Sadik Memës “Të përgatisim Notarë”.