Sigal

Manchester United po përjeton një ëndërr pasi me ardhjen e Solskjaer, “djajtë e kuq” kanë marrë 6 fitore radhazi në 6 ndeshjet e fundit.

Ndeshja e djeshme kundër Tottenhamit ishte qershia mbi tortë dhe lumturia në ekip ka kapur maksimimin.

Një prej më të kënaqurve është mesfushori francez, Poul Pogba i cili me ardhjen e trajnerit të ri duket se i është rikthyer buzëqeshja dhe po luan shumë mirë.

Pas ndeshjes, ai nuk harron të shumbojë edhe Jose Mourinhon e larguar i cili e detyronte të mbronte ndaj dhe kishin konflikte të hapura mes tyre.

Pogba shprehet:

Ishte shumë e vështirë, por sistemi dhe taktikat që përdorëm qëlluan efikase. Mua më pëlqen të sulmoj, bëj presion, të luaj përpara dhe jo të mbroj. Mbrojtja nuk është cilësia ime më e mirë. Trajneri më kërkoi që të isha në zonë, të siguroja gola, pasi shënon nëse je në zonë.”