‘Plas’ rrjeti në Angli: Shorti i Champions League i trukuar, u favorizuan italianët

113
Sigal

Ditën e sotme në Nyon të Zvicrës u hodh shorti për fazën çerekfinale të Champions League teksa u përcaktuan edhe përballjet në gjysmëfinale.

Fati nuk ishte me dy klubet angleze të mbetura në garë, Chelsea dhe Manchester City që “peshkuan” respektivisht Real Madrid dhe Bayern Munich.

Skuadrat që do të kualifikohen nga këto përballje do të ndeshen me njëra-tjetrën edhe në gjysmëfinale.

Nga krahu tjetër, Milani do të përballet me Napolin, ndërsa Benfica me Interin.

Tre italiane nga një krah bëjnë që të rriten mjaftueshëm shanset që një prej skuadrave të Serisë A të mbërrijë deri në finale.

Në këtë formë, në Angli kanë nisur komentet e shumta që shënjestrojnë UEFA-n teksa theksohet ideja se shorti ishte i manipuluar me qëllim për të favorizuar skuadrat italiane.

Në sajtin zyrtar të Chelsea-t kanë mbërritur komente të shumta ku shprehen se është e pamundur që skuadra e tyre të luajë për të tretin sezon radhazi kundër Real Madrid.

Konspiracionet tashmë kanë nisur të shpërndahen kudo me britanikët që kërkojnë të dëgjohet zëri i tyre në lidhje me padrejtësinë që pretendojnë.