Pjanic kalon te Barcelona, me klauzolë 400 mln euro për largimin

342
Sigal

Pas zyrtarizimit të transferimit të Arthur te Juventus, tashmë vjen edhe lajmi për kalimin e Pjanic te Barcelona. Klubi blaugrana do të paguajë 60 milionë euro dhe 5 milionë euro në formë bonusesh. Futbollisti boshnjak do të nënshkruajë një kontratë për 4 sezone, teksa klauzola e tij arrin shifrën e 400 milionë eurove. Ai do të qëndrojë deri në fund të sezonit te skuadra torineze.