Përshëndet tifozët pas ndeshjes së fundit, mesfushori i Kombëtares zbulon të ardhmen

177
Sigal

Mesfushori i Kombëtares, Ylber Ramadani, ka vendosur t’i japë fund aventurës së tij tek skuadra Vejles, duke i dhënë lamtumirën skuadrës daneze pas 4 sezoneve.

Ramadani e njoftoi vendimin në llogarinë e tij në “Instagram” duke u shprehur se largohet në formën e agjentit të lirë duke u vënë në kërkim të një aventurë të re.

“Fansa të dashur, ka ardhur koha të largohem nga Vejle. Dua t’iu falënderoj të gjithëve që qëndruan me mua këto 4 vite, në ditë të mira dhe të këqija, në ulje dhe në ngritje ne qëndruam të fortë. Ju u bëtë pjesë e familjes time dhe keni një vend special në zemrën time. Jam shumë krenar që isha pjesë e skuadrës së Vejles dhe ne shkruam historinë së bashku.
Falënderimi special për shokët e skuadrës, trajnerët e mi, presidentin dhe stafin. Ju uroj shëndet dhe gjithë të mira, jeni të bekuar, shumë dashuri për ju të gjithë”, shkruan 25 vjeçari.

Kujtojmë se Ramadani ka qenë më parë dhe pjesë e Superiores, ku ka luajtur për Partizanin në vitin 2016-2017.