Pas miqësores me Apoloninë, Duro projekton formacionin

556
Gjatë kësaj jave ndërprerjeje të kampionatit të Kategorisë Superiore, trajneri Shpëtim Duro i Flamurtarit, ka bërë shpesh ndryshime titullarësh në skuadrën vlonjate për takimin me Skënderbeun ditën e mërkurë. Mungesën e parë është ajo Pollozhanit në mesfushë, ndërkohë që rikthehet Sidibe, por stafi teknik dhe vetë Duro, janë duke menduar edhe ndonjë tjetër lëvizje, kryesisht më repartin e mesfushës. Gjatë miqësores me Apoloninë, tekniku tiranas i ka provuar të gjithë lojtarët që ka në dispozicion, duke parë gjendjen e secilit prej tyre. Nurkoviç, Siljanovski, Bicaj,Jakovljeviç, Musta, Sidibe, Zhufo, Useini, Hoxhaj, Kamara dhe Bushiç mund të jenë titullarët anti-Skënderbe.
Sigal