Presidenti i Barcelonës sqaron tifozët: Për Martinez kemi marrë një vendim të përbashkët me Inter

290
Sigal

Sulmuesi i Interit, Lautaro Martinez nuk do të transferohet te Barclona. Lajmin e ka bërë të ditur vet presidenti i Barcelonës, Josep Maria Bartomeu, në një prononcim për mediat spanjolle.

22-vjeçari është një nga objektivat me të mirë për sulmin e katalanasve, por shuma që kërkon Interi për kartonin e Martinez nuk përballohet dot nga arkat e tanishme të Barcelonës. Josep Maria Bartomeu, gjatë prnoncimit është shprehur se negociatat me klubin zikaltër janë ndërprerë për momentin, por më një vazhdim në moment tjetër ku situata financiare e skuadrës të jetë më e favorshme.

Kemi biseduar javët e fundit me Interin në lidhje me Lautaro Martinez, por negociatat janë ndërprerë me marrëveshje të ndërsjelltë mes dy klubeve. Situata aktuale nuk parashikon transferime me shifra të mëdha financiare”, thekson presidenti i Barcelonës.