Teuta i “gëzohet” ndërprerjes, në momentin e duhur për të

574
Për Teutën, faza e parë nuk shkoi siç pritej dhe, me nisjen e fazës së dytë, durrsakët presin që t’i rikthehen rezultateve pozitive. Në javën e 10-të, Teuta do të luajë në transfertën gjirokastrite, ku në klasifikimin e nëntë javëve, të dyja këto skuadra kanë nga 8 pikë dhe renditen në vendet 7 dhe 8. Pauza e kampionatit duket se ka ardhur në momentin për “djemtë e detit”, që kanë pasur kohën e mjaftueshme në dispozicion për të rikthyer qetësinë, por dhe për të përgatitur ndeshjen e radhës. Një fitore në Gjirokastër me siguri që do të ishte dhe pika e kthesës, ndërsa kujtojmë se në fazën e parë, bregdetarët arritën që të merrnin fitoren 2-1 me golat e Lenës dhe Shehajt, ndërsa për Luftëtarin shënoi Abazaj.
Sigal