Partizani rikthen sërish në krye të ekipit trajnerin Sormani

652
Sigal

Adolfo Sormani edhe zyrtarisht trajneri i Partizani. Klubi i kuq nëpërmjet një njoftimi ka zbuluar se 54-vjeçari ka nënshkruar një kontratë më afat të gjatë, çka reflekton besimin që ka presidenti Demi për këtë trajner.

Njoftimi i Partizanit:

“Klubi Futbollit Partizani njofton arritjen e marrëveshjes me Adolfo Sormanin. Trajneri 54-vjeçar ka qenë pjesë e klubeve të Juventusit e Napolit në Itali dhe së fundmi në krye të ekipit danez Velje, skuadër me të cilën regjistroi rezultate shumë pozitive.

Nën drejtimin e Adolfo Sormanit, i cili rikthehet në familjen e kuqe, përgjatë sezonit 2016-2017 ekipi arriti rezultate historike në kompeticionet europiane, duke u kualifikuar deri në fazën play off të Europa League-s. Trajneri Sormani, i cili ka nënshkruar një kontratë për 2 vite e gjysmë, është prezantuar sot nga presidenti Demi dhe menjëherë i është bashkuar ekipit në seancën stërvitore në kompleksin sportiv “International Tirana” në Pezë.”