Partizani fiton me 4 gola ndaj Kukësit / Humbje historike për verilindorët

314
Sigal

“Demat e Kuq” kanë mposhtur Kukësin e Skënder Gegës me rezultatin e thellë 4-1 në sfidën e javës së 11-të të Kategorisë Superiore, duke i shkaktuar një humbje historike verilindorëve.

Shiko edhe :  (Video) Teuta dhe Tirana nuk e zgjidhin dot fituesin në “Niko Dovana”

Kjo është disfata më e thellë e Kukësit në Kategorinë Superiore. Asnjëherë më parë nuk kishte ndodhur që skuadra verilindore të pësonte 4 gola në Superiore.

Vlen të theksohet fakti se Kukësi pësoi 4 gola vjet në Superkupë ndaj Partizanit në sfidën që përfundoi me rezultatin 4-2, por në kampionat nuk kishin arritur të pësonin asnjëherë 4 gola. Kujtojmë që Kukësi militon në Superiore nga sezoni 2012-2013.

Asani, Bitri, Bardhi dhe Mala ishin autorët e golave për kryeqytetasit në sfidën e sotme, ndërkohë që golin e nderit për Kukësin e realizoi Ibrahimi në sekondat e fundit me penallti.

FT: PARTIZANI-KUKËSI 4-1

Asani 38′ , Bitri 48′ , Bardhi 69′ , Mala 79′ (p) / Ibrahimi 90′ (p)

KOMENTI LIVE: 

Përfundon takimi.

90′ GOOOL KUKËSI 4-1/ Verilindorët fitojnë një 11-metërsh me Besir Demirin. Pranë topit shkon kapiteni Agim Ibrahimi i cili godet saktë. 

83′ Tre zëvendësime te Partizani. Largohen Kardozo, Asani dhe Bardhi, në vend të tyre, Hyseni, Llanaj dhe Kodra.

82′ Provon Taipi me një gjuajtje nga goditje e dënimit, por tentativa e tij shkon mbi kuadrat.

82′ Zëvendësim te Kukësi largohet Vesel Limaj, vendin e tij e merr Ymeri.

79′ GOOOOOL PARTIZANI 4-0/ Shkërmoqet Kukësit. Kryeqytetasit shënojnë edhe golin e katërt me anë të Malës, që shënon nga pika e bardhë e penalltisë. 

78′ Penallti për Partizanin, e fiton Tedi Cara, pas ndërhyrjes së gabuar të Bytyçit brenda zonës. Mbrojtësi ndëshkohet me kartonin e verdhë.

69′ GOOOOOL PARTIZANI 3-0/ Shënon sërish Partizani. Kësaj here ishte Jurgen Bardhi ai i cili tund rrjetën, duke trefishuar shifra.t 

62′ E pabesueshme çfarë humbet skuadra e Kukësit, duket se dhe fati nuk është me ta ditën e sotme.

60′ Kukësi nuk dorëzohet dhe kërkon golin që do të rihapte sfidën.

59′ Zëvendësim te Kukësi, largohet Gashi, vendin e tij e merr Ergys Peposhi që bën debutimin në Superiore.

59′ Pranë golit të tretë Partizani me Malën, i cili rikuperon një top, futet bukur në zonë, por ndalet nga portieri Tafas.

56′ Minuta majft të bukura, me të dyja skuadrat që sulmojnë dhe kundërsulmojnë në portat respektive, duke shfaqur një rritëm tepër të kënaqshëm.

55′ Vesel Limaj provon me një predhë nga goditja e dënimit, grushton në vështirësi Alban Hoxha.

54′ Eneo Bitri ndëshkohet me karton të verdhë për ndërhyrje të gabuar në kohë vonesë. I drejtë vendimi i Metës.

51′ Tjetër mundësi shënimi për Kukësin, por Taipi, nuk gjuan saktë brenda zonës, duke e çuar topin mbi kuadrat.

50′ Provon të kundërpërgjigjet Kukësi me Horiç, por gjuajtja e tij me kokë ndalet nga portieri Alban Hoxha.

48′ GOOOOL PARTIZANI 2-0/ “Demat” dyfishojnë rezultatin me Bitrin, i cili godet saktë me kokë pas harkimit nga goditja e dënimit nga ana e Malës. Në festë të kuqtë. Protestojnë verilindorët për faullin e akorduar nga gjyqtari Meta. 

46′ Starton pjesa e dytë.

Përfundon pjesa e parë. 

45′ Akordohet 1 minutë shtesë.

39′ Solomon ndëshkohet me karton të verdhë dhe humbet sfidën e radhës ndaj Laçit.

38′ GOOOOL PARTIZANI 1-0/ Zhbllokohet sfida. Të kuqtë kalojnë në avantazh. Pas kombinimit fantastik Bardhi-Asani, ky i fundit nuk fal brenda zonës, duke tundur rrjetën. 

32′ Provon edhe Ibrahimi, por gjuajtja e tij nuk ishte e saktë dhe përfundoi jashtë kuadratit.

31′ Minuta fantastike për Kukësin. Kësaj here ishte Gashi që provoi me një gjuajtje të rrezikshme në hyrje të zonës, por topi përfundoi mbi kuadrat.

29′ Sërish pranë golit Kukësi me Eze, por sërish sulmuesi nuk përfiton nga një mosmarrveshje mes Bitrit dhe Alban Hoxhës.

26′ Pranë golit Partizani me Esat Malën. Futbollisti tregohet individualist, duke provuar me një gjuajtje brenda zonës, teksa fare mirë mund të shërbente për Asanin, që ishte i vetëm brenda zonës.

17′ Taipi ndërhyn në mënyrë të gabuar ndaj Malës, goditje dënimi për Partizanin. Provon Asani, por topi ndalet nga muri.

15′ Kardozo shërben bukur për Malën, i cili i vetëm brenda zonës, nuk përfiton, duke neglizhuar disi dhe duke sfumuar një mundësi të artë.

12′ Pranë golit Kukësi. Eze humbet një rast të artë brenda zonës. Pas harkimit nga e djathta nga Dragoshi, sulmuesi i verilindorëve nuk arrin ta shtyjë dot topin drejt rrjetës.

11′ Aksion i bukur i Kukësit, Bitri rëshket brenda zonës, por nuk përfiton aty Eze.

10′ Provon Solomon me një gjuajtje të rrezikshme, por ndalet nga Tafas në 2 kohë.

6′ Shpërthen mjaft bukur Jurgen Bardhi, por mbyll aty Bytyçi që largon rrezikun në këndore.

5′ Më kërkues verilindorët e Gegës në këto minuta, por mungojnë rastet e rrezikshme në portat respektive.

1′ Ka startuar sfida në “Elbasan Arena”.

FORMACIONET ZYRTARE:

PARTIZANI: Hoxha, Idrizaj, Bitri, Broja, Hakaj, Kote, Asani, Mala, Bardhi, Solomon, Kardozo. Trajner: I. Daja.
KUKËSI : Tafas, Dragoshi, Bytyçi, Horic, Demiri, Limaj, Leiria, Taipi, Ibraimi, Gashi, Eze. Trajner: S. Gega.