Sigal

Në fjalën e tij pas disfatës me Izraelin, trajneri italian Kristian Panuçi është shprehur i keqardhur për rezultatin, pasi sipas tij skuadra luajti shumë mirë duke dominuar kundërshtarin.

“Jam shumë i keqardhur për djemtë sepse kanë bërë një ndeshje të shkëlqyer. Kemi shkatërruar kundërshtarin, kemi pësuar një gol nga rivënia e portierit, ndërsa të dytin si autogol. Të kthehesh në shtëpi pas një ndeshje kështu me humbje 2-0 të dhemb vërtetë shumë. Na zuri gjumi te momenti i golit”- tha Panuçi.

Për sa i përket mundësië për kualifikim, trajneri ynë u shpreh skeptik. “Është e vështirë të fitosh 3-0 ndaj Skocisë dhe pastaj të shpresosh edhe për rezultatin e duhur në përballjen tjetër mes kundërshtarëve tanë. Pastaj ne jemi jashtë. Nuk jam i dorëzuar, por me këtë rezultat këtu bëhet shumë e vështirë. Më vjen keq shumë pas një ndeshje kështu. Nuk më pëlqen kur përmendin emra futbollistësh të përveçëm. Sot bëmë një ndeshje të shkëlqyer në tërësi”, deklaroi tekniku Panuçi.