Oferta surprizuese: Skuadra ballkanase futet në garë për trajnerin Joakim Lëv

233
Sigal

Një lajm i bujshëm ka qarkulluar së fundmi në mediat turke. “Fanatik” raporton se trajneri i Gjermanisë, Joakim Lëv, është objektivi i madh i klubit të Fenerbahçes.

61-vjeçari, do të largohet nga drejtimi i “Pancerave” pas përfundimit të Euro 2020, teksa po mendon për të ardhmen.

Mes klubeve prestigjioze si Reali, në skenë kanë dalë edhe ballkanasit e Fenerbahçes.

Drejtuesit e klubit kryeqytetas shkarkuan nga detyra trajnerin Erol Bulut në muajin mars dhe skuadrën do e drejtojë deri në fund të sezonit Emre Belozoglu, drejtori sportiv i klubit. Paratë nuk janë problem për “gjigantin” nga Stambolli, që është gati t’i plotësojë çdo dëshirë financiare 61-vjeçarit gjerman.

Vlen të theksohet fakti se Lëv e ka drejtuar Fenerbahçen në sezonin 1998-1999 dhe e njeh mirë ambientin në klubin turk.