PSG hedh hapin e parë drejt finales së Champions League, ‘fluturimi’ i Marquinhos i jep avantazhin ndaj Leipzig

235
Sigal

PSG ka kaluar në avantazh në gjysmëfinalen përballë Leipzig. Marquinhos ka zhbllokuar sfidën teksa ka fluturuar në zonë për të goditur topin me kokë dhe për ta çuar në rrjetë.

Parizienët u kualifikuan me vështirësi në gjysmëfinale teksa mposhtën me përmbysje vetëm në minutat e fundit Atalantan.

Ndërkohë Leipzig mposhti Atletico Madrid-in 2-1 por rrugëtimi i tyre në dy ndeshjet e fundit ka vijuar pa një lojtar shumë të rëndësishëm të tyre si Werner që u largua për tek Chelsea.

Nëse PSG kalon sot Lepzig atëhere do të ndeshet me fituesen e çiftit Bayern Mynih- Lyon. Bavarezët janë shfaqur të frikshëm pasi kanë shpartallur Chelsea-n dhe Barcelonën në dy raundet e mëparshme, por Lyon ka surprizuar duke eleminuar dy pretendente të trofeut, Juventusin dhe Manchester City-n.