Noti dhe rekordet, trokitje që lexojnë progres

1190
Nga Agron KAJA
REFLEKSION/ Duke ju referuar rezultateve që u arritën në Kampionatin Kombëtar Dimëror të Notit për Fëmijë “Indoor … 2017”, flet trajneri Arjan Fetishaj 
Asnjëherë nuk është vonë për të thënë të pathënat, kryesisht në sport, ku nuk ka “kronikë të zezë”, ku nuk ka Parlament e tendera. E në këtë rast fjala është për sportin e Notit, i cili në dhjetëditëshin e fundit të muajit mars, zhvilloi një “tender me rekorde kombëtare”. Në datat 19 e 20 mars 2017, nga Federata Shqiptare e këtij sporti u organizua Kampionati Kombëtar Dimëror për Fëmijë (9-11-13 vjeç), garat për grupmoshat deri në 14 vjeç, si për femra ashtu edhe për meshkuj, për të tria kategoritë A B dhe C. Por, duke qenë se kjo veprimtari është mbyllur dhe i shpëtoi syrit e veshit të medias në tërësinë e zhvillimit të saj, kur sot lexojmë se çfarë rezultatesh janë arritur, natyrisht që ndjehemi të munguar që ata fëmijë, të rinj e të reja nuk i falenderuam dhe nuk i stimuluam me pak radhë këtu në gazetë. Dhe më shumë se kaq, duke ju referuar mirësjelljes së Presidentit të FSHN-së, zotit Agim Çiraku, se në këtë veprimtari u thyen edhe disa rekorde, të cilat janë trokitje që flasin qartë se ky sport është tërësisht nërrugën e progresit, natyrisht që ndjehemi të “turpëruar” me ekipin absolur në këto gara “Te Stela”. Dhe, nëse këto rezultate do ti shtjellonim me protagonistë të kësaj federate sportive, apo të drejtuesve të saj, ndoshta do të dukej sikur prioriteti mediatik po kalonte në anën e këtij sporti. Jo, sepse “Te Stela” jo vetëm që na mirëpret, por edhe na imponon të shkruajmë, të paktën rezultatet që u arritën. Kësisoj, kur rezultatet janë në rritje, me kohët që janë fiksuar, natyrisht që aty progresi ka trokitur hapur. Femrat në 400 m stil i lirë stafetë, e kanë thyer rekordin kombëtar me 11.34 sekonda, dhe gjithë të tjerët që këto rekorde i kanë thyer në kohë më të ulta, nuk mund të thuhet se këtu mbeti diferenca. Jo, sepse në garën e 4 x 200m stil i lirë Kategoria A për femra, ekipi Te Stela shënoi kohën 11.22.00, një rekord që vendoset për herë të parë. Por, edhe për arsyen tjetër, se ky ekip për herë të parë ka thyer rekordin kombëtar në këtë garë edhe në femrat e Kategorisë C me kohën 13.22.09. Gjithsesi, kemi lënë “jetime” një veprimtari që po na qorton edhe për rrëmbimin që na ka bërë futbolli në përgjithësi, e Kombëtarja në veçanti. Kur në Shqipëri zhvillohen gara noti edhe në stinën e dimrit, që vite më parë kjo nuk ndodhte as në muajin maj e qershor, radhët shkojnë edhe tek Federata Shqiptare e Notit dhe Presidenti i saj Agim Çiraku, të cilët në këtë sport kanë bërë të mundur që dimrin ta kthejnë në verë, por edhe me rekorde kombëtare. Duke mbyllur këtë autokritikë profesionalisht të qartë me deklaratën e trajnerit të Tiranës, Arjan Fetishaj, kuptohet se këto rezultate janë shpërblim i punës që kanë bërë ekipet në veçanti, por edhe organizmi i mirë nga FSHN-ja. “Këto rekorde janë thyer më shumë nga ekipi “Te Stela”, por një paraqitje të mirë bënë edhe ekipet Ventus e Durrësit dhe Studenti, të cilat njëherësh kishin edhe një pjesëmarrje më të gjerë në gara. Rezultatet natyrisht që tregojnë progres në punën ne ekipet zinxhir, si edhe drejtimin bashkëkohor që i bën federata e notit të gjitha veprimtarive. Po ti shohim me kujdes të gjitha rezultatet dhe në veçanti rekordet, u arritën nga këto katër skuadra stërviten në pishina dimrore”, theksoi në deklaratën e tij trajneri i skuadrës së Notit të Tiranës. Një tabelë e rekordeve në këto radhë, janë trokitje që lexohen si progres i notit shqiptar.
Këto rekorde janë thyer më shumë nga ekipi “Te Stela”, por një paraqitje të mirë bënë edhe ekipet Ventus e Durrësit dhe Studenti, të cilat njëherësh kishin edhe një pjesëmarrje më të gjerë në gara. Rezultatet natyrisht që tregojnë progres në punën ne ekipet zinxhir, si edhe drejtimin bashkëkohor që i bën federata e notit të gjitha veprimtarive
Pjesëmarrësit
Kategoritë Meshkuj-Dt/lindja Femra-Dt/lindja
Fëmijë – C 9-10 (2007-2008) 9-10 (2007-2008) 
Fëmijë – B 11-12 (2005-2006) 11-12 (2005-2006) 
Fëmijë – A 13-14 (2003-2004) 13-14 (2003-2004) 
REKORDET
Kategoria A
Femra
4 x 100m stil i lirë – ekipi Te Stela- me kohën4.59.00 ( rek vjeter 5.10.34)
4 x 100m stil i përzier- ekipi Te Stela me kohën 5.25.91 ( rek i vjeter 5.41.15)
4 x 200m stil i lirë – ekipi Te Stela me kohën 11.22.00 ( rek i vendosur per here te pare)
4 x 50m stil i lirë – ekipi Te Stela – me kohën2.14.50 ( rek i vjeter 2.18.81)
4 x 50m stil i përzier -ekipi Te Stela me kohën 2.28.18 (rek i vjeter 2.33.56)

Kategoria B
Femra
4x 100m stil i lirë – ekipi Te Stela- me kohën5.36.09 ( rek i vjeter 5.44.02)
4 x 200m stil i lirë – ekipi Te Stela – me kohën 12.17.81 ( rek i vjeter 13.30.89)
4 x 100m stil i përzier- ekipi Te Stela- me kohën 6.10.09 ( rek i vjeter 6.12.47)
4 x 50 m stil i përzier-ekipi Te Stela – me kohën 2.40.04 ( rek i vjeter 2.41.00

Meshkuj
4 x 100m stil i lirë – ekipi Te Stela me kohën 4.58.06 ( rek i vjeter 5.44.22)
4 x 100m stil i përzier- ekipi Te Stela me kohën 5.28.11 ( rek i vjeter 6.21.17)
4 x 50m stil i lirë – ekipi Te Stela me kohën2.12.26 ( rek i vjeter 2.18.87)

Kategoria C
Femra
4 x 100m stil i lirë – ekipi Te stela me kohën 5.27.28 ( rek i vjeter 5.44.66
4 x 100m stil i përzier – ekipi Te Stela me kohën 6.58.09 ( rek i vjeter 7.21.25)
4 x 200m stil i lirë – ekipi Te Stela me kohën 13.22.09 ( rek i vendosur per here te pare)
4 x 50m stil i lirë – ekipi Te Stela- me kohën 2.41.78 ( rek i vjeter 2.53.21)
4 x 50m stil i përzier- ekipi Te Stela me kohën3.05.09 ( rek i vjeter 3.15.55

Meshkuj
4 x 100 m stil i përzier – ekipi Te Stela- me kohën 5.22.44 ( rek i vjeter 5.44.66)
4 x 100m stil i përzier-ekipi Te Stela – me kohën 6.09.91 ( rek i vjeter 6.21.17)
4x 50m stil i lirë – ekipi te Stela me kohën 2.21.88 ( rek i vjeter 2.31.53)
4 x 50m stil i përzier – ekipi Te Stela me kohën 2.48.18

FUTBOLL/ KUPA E BOTËS
Shorti për Femrat, Shqipëria “kundërshtare” me Kosovën
Nga FIFA, është përcaktuar kalendarin e ndeshjeve të raundit paraeliminator të kualifikueseve të Kupës së Botës 2019 për femra. Kombëtarja e Shqipërisë, e cila është vendosur në Grupin B bashkë me Kosovën, Greqinë dhe Maltën, do të ketë privilegjin që ndeshjet e këtij grupi (me sistem grumbullimi), do të organizohen në Shqipëri. Skuadra e drejtuar nga Armir Grima e fillon rrugëtimin e saj në datën 6 prill 2017 në stadiumin “Elbasan Arena”, me ndeshjen ndaj Kosovës. Dy ditë më vonë, po në Elbasan, vajzat kuqezi do të ndeshen me Maltën, ndërsa në datën 11 prill kanë sfidën ndaj Greqisë, e cila konsiderohet edhe si pretendetja e parë për kreun e këtij grupi. Teksa kombëtarja shqiptare do t’i luajë të tre takimet në “Elbasan Arena”, ndeshjet paralele mes rivalëve të grupit do të zhvillohen në Tiranë në stadiumin “Selman Stërmasi”.
Ja kalendari
Data Ndeshja Ora Stadiumi
6 prill 2017 Shqipëri-Kosovë 12:00 Elbasan Arena
6 prill 2017 Greqi-Maltë 14:00 Selman Stërmasi
8 prill 2017 Greqi-Kosovë 12:00 Selman Stërmasi
8 prill 2017 Maltë-Shqipëri 14:00 Elbasan Arena
11 prill 2017 Shqipëri-Greqi 14:00 Elbasan Arena
11 prill 2017 Kosovë-Maltë 14:00 Selman Stërmasi
Sigal