Notari shqiptar mbyll garën në Lojërat Olimpike, nuk arrin të kalojë në finale

298
Sigal

Një tjetër atlet shqiptar i ka dhënë fund garimit në Lojërat Olimpike. Notari Kledi Kadiu ishte pjesë e baterisë numër 3 në disiplinën 100 metra, stil i lirë dhe u rendit në vendin e pestë.

Koha e tij ishte 51.65 sekonda, duke qenë vetëm 2 të qindat larg rekordit të tij më të mirë. Një paraqitje e pritshme kjo për notarin tonë, i cili shkoi pa pretendime për finale apo më shumë për medalje në këtë turne.

Dita e sotme mbyllet për sportistët shqiptarë, teksa rradhën e ka Briken Calja, që nesër në mesditë ngjitet në pedanë dhe pretendon t’i japë Shqipërisë medalje olimpike në peshëngritje.

Mund të jetë një imazh i teksti që thotë "MEN's 100M FREESTYLE RESULT HEAT3 MOKHTAR AL-YAMANI ANDREW CHETCUTI YOUSUF STEFANO MITCHELL KLEDIKADIU ISSA SAMIR HAMED AL ADAWI ZEPHIR MIGUEL 50M 23.91 24.262 24.435 24.39 24.38 24.57 24.97 24.62 FINISH 50.52 51.47 51.50 51.64 51.65 51.81 51.94 51.99"