Noel Demollari talenti që po shkëlqen në Milan Junior Camp

950
Sigal

STËRVITJA/ 12- vjeçari tiranas është spikatur në edicionin e pestë të grumbullimit nën drejtimin e trajnerëve italian

Me entuziazmin e fëmijëve që veshin fanellën e Milanit dhe prindërve të tyre që i shohin ata teksa stërviten nga trajnerët e klubit gjigand të futbollit italian po zhvillohet në Tiranë edicioni i pestë i Junior Camp. 150 fëmijë, të moshave të ndryshme kanë realizuar ëndrrën për të mbajtur veshur ngjyrat e skuadrës me më shumë tituj në botë, falë bashkëpunimit të suksesshëm të Grupit “Taçi Oil International” me klubin e Milanit. Ndër ta ka spikatur edhe 12- vjeçari Noel Demollari, që merr pjesë në këtë grumbullin dhe stërvitet nga trajnerët e të rinjve të Milanit. Me shumë emocione talenti që po rritet vjen nga para të rinjtë e Akademisë “Ali Demi”. Noeli shprehet se është shumë i gëzuar që po stërvitet me teknikët e ekipit të zemrës së tij, që është Milani. “Për mua është fat i madh që stërvitem nga trajnerit e Milanit. Kjo është një ëndërr që më bëhet realitet”, citon 12-vjeçari. Talenti i sapozbuluar po rritet dalëngadalë shpreson një ditë të bëhet një futbollist i madh, e të veshë fanellën e idhujve të tij, siç janë Maldini, Pirlo, El Sharauri etij.. Noeli luan si mesfushori qendre dhe është një nga më të mirët në grupin e tij. Këtë e shprehu edhe tekniku italian që stërvit grupin e tij “Demollari është shumë i talentuar, shpresojmë që me punë ai do të bëhet një futbollist i madh”. Për 12- vjeçarin, ekipi i Milanit nuk është i panjohur sepse në edicionin e kaluar ai ishte një ndër të pesë lojtarët që u përzgjodh. “Deri tani kam punuar shumë dhe do të vazhdoj të bëj maksimumin që në ardhmen të bëhem një mesfushor i zoti”, tha ai. Më tej Noeli tregon eksperiencën e kaluar në Itali: “Kur isha në Itali profesorët italianë më vlerësuan shumë e më thanë së një ditë mund të vesh fanellën e Milanit”. Ndërkohë edhe babi i tij Ilir Demollari, i cili shoqëron në këtë grumbullin të birin shprehet shumë i kënaqur me rendimentin e djalit. “Kam biseduar me trajnerin dhe më ka shprehur se Noeli është shumë i talentuar dhe ka premisa që të bëhet futbollist i madh. Unë si prind do të jap maksimumin tim, që djalin ta shikoj të veshë një fanellë të një ekipi të madh, e pse jo atë të Milanit që është edhe ëndrra e tij. Ne shpresojmë që edhe këtë vit Noeli të jetë një nga pesë lojtarët që do të përzgjidhen”. Ndërkohë përsa i përket pesë lojtarëve të rinj më të talentuar nga Milan Junior Camp në Tiranë do të jenë të ftuarit specialë të Milanit në turneun që mbahet në “San Siro” me bashkëmoshatarët e tyre të zgjedhur nga kampet e zhvilluar në të gjithë botën. Kjo do të jetë një mundësi e artë dhe një ëndërr e realizuar për fëmijët shqiptarë të apasionuar me futbollin për të shfaqur talentin e tyre përpara teknikëve dhe agjentëve të skuadrave Europiane.

Babai i Noelit, Iliri

“Talenti do ta bëj futbollist të madh”

Babi i tij Ilir Demollari, i cili shoqëron në këtë grumbullin të birin shprehet shumë i kënaqur me rendimentin e djalit. “Kam biseduar me trajnerin dhe më ka shprehur se Noeli është shumë i talentuar dhe ka premisa që të bëhet futbollist i madh. Unë si prind do të jap maksimumin tim, që djalin ta shikoj të veshë një fanellë të një ekipi të madh, e pse jo atë të Milanit që është edhe ëndrra e tij. Ne shpresojmë që edhe këtë vit Noeli të jetë një nga pesë lojtarët që do të përzgjidhen”

  Dzeko, pranë kalimit tek Milani

Galiani po punon në disa fronte për nisjen e fazës se rindërtimit të një skuadre që privohet nga kampionët e saj dhe sinjalet e para positive për Milanin në këtë drejtim vijnë nga Edin Dzeko. Agjenti i sulmuesit të Manchester City, Sead Susiç, në një intervistë për Spaciomilan.it foli hapur për ekzistencën e një tratative që ka përparuar goxha, Mbërritja e Xhekos te Milan është më se e mundur, – shpjegoi Susiç, – jemi duke vijuar kontaktet dhe të shohim se cfarë do të ndodhë në ditët e ardhshme. Atij i pëlqen shumë kampionati Italian dhe Milani , do të ishte një eksperiencë shumë e bukur për të dhe ai vetë është një kandidat në lartësinë e duhur për Milanin. Menaxheri i Xhekos e mbylli deklaratën duke bërë të ditur se për momentin janë 70 % mundësitë e transferimit të Boshnjakut te Milan. ndërsa agjenti i Zlatan Ibrahimovic, ka mbrojtur zëvendëspresidentin e Milanit, Adrino Galliani, për shitjen e lojtarit te Paris Saitn-Germain. “Galliani është një person i sinqertë, i drejtë dhe i ndjeshëm. Ai është i dëshpëruar që ka humbur dy lojtarë të mëdhenj, si Ibrahimovic dhe Thiago Silva. Unë kam biseduar shumë me kuqezinjtë, shitja e propozuar e Ibrahimovic filloi në janar kur PSG nënshkroi me Maxëell”. “Gjërat kanë ndryshuar në Itali, top lojtarët më nuk shkojnë atje, por ne mund të zhvillohemi, Ibra gjithmonë ka thënë se dëshiron të qëndrojë te Milani, por personalisht, kurrë nuk kam thënë se ai do ta mbyllë karrierën me kuqezinjtë”. “Zllatan ishte i bindur të qëndronte, por unë nuk isha i bindur”, ka thënë Raiola.

 Modric kërkon të largohet brenda javës

Këto janë ditë deçizive për transferimin e Luka Modric tek Real Madridi. Siç raporton e përditshmja spanjolle “AS”, lojtari dëshiron ta mbyllë marrëveshjen brenda kësaj jave, për më saktë ditën e shtunë, ditë në të cilën është parashikuar edhe nisja e Tottenhamit për turne në USA. Mesfushori kroat kërkon të evitojë nisjen për në turne me ekipin, pasi dëshira e tij është që niset direkt për në destinacionin e ri, Madrid. Gjithsesi, mbetet që mes klubeve të gjendet akordi ekonomik, pasi Spursat kërkojnë 45 milionë euro për Modric ndërkohë që Reali deri më tani ofron vetëm 30 milionë. Ndrëkohë Valencia është duke bërë përpjekje të transferojë mesfushorin e Real Madridit, Fernando Gago. Mesfushori argjentinas është kthyer tek madrilenët pasi i dha fund huazimit njëvjeçar te Roma sezonin e kaluar. Sipas el Mundo Deportiva e cila bën të ditur ditur se Valencia planifikon ofertë për Gagon, pasi ka hasur shumë vështirësi për transferimin e mesfushorin e Villarrealit, Bruno Soriano.

 Pistorius gati për Olimpiadën

Oscar Pistorius po bëhet gati në prag të Olimpiadës së Londrës, ku është i sigurt se do t’ia dalë, në garën e 400 metrave. “Jam i sigurt që mund t’ia dal mbanë. Objektivi Olimpiadë më karikon shumë. Sa i takon shiut nuk është një problem”, deklaroi Pistorius. Ndërsa në stafetë Oscar, do të preferonte të garonte në fraksionin e tretë. “Stafeta është pikërisht gara ime. Kam bërë gjithmonë sport në grup”, – citon Pistorius. Afrikano jugori, Oscar Pistorius do të bëhet i pari sportist në histori që merr pjesë njëkohësosht në dy evenimentet më të rëndësishme, Lojrat Olimpike dhe Lojrat Paraolimpike. Atleti i cili humbi këmbët pa mbushur ende 1 vjeç, do të garojë në olimpiadë për disiplinat 400 metra dhe 4X400, ndërsa në paraolimpiadë do të konkurrojë në 100, 200 dhe 400 metra.