Një stadium vetëm për Cristiano Ronaldo, portugezi bëhet gati për rinisjen

341
Sigal

Futbolli është në dilemën se kur do të rinisë kampionati e Juventus i ka kërkuar lojtarëve të tij të rikthehen në Itali pas Pashkës e në këtë pikë Cristiano Ronaldo dëshiron të jetë në formën më të mirë. Sulmuesi është stërvitur disa herë në stadiumin e Madeira, e ka lënë shtëpinë e tij në Funchal ku ka kaluar izolimin social me familjen, për të shkuar në një vilë luksoze në Caniçal: më shumë hapësirë e më tepër privatësi.

Correio de Manha zbulon se CR7 tani ka në dispozicion një shtëpi (qera prej 4.000 euro në javë) me pesë dhoma gjumi, një sallë lojërash për fëmijët, një palestër, një pishinë e mbi të gjitha një kopësht i madh ku mund të stërvitet.

Dnoticias.pt ka treguar edhe imazhet që shfaqin sulmuesin portugez të stërvitet në stadiumin e Madeira, i hapur posacërisht për të nga presidenti i shoqëatës Clube Desportivo Nacional.