Mamaja e Cristiano Ronaldos ka zbuluar se po “lufton për jetën” pasi u diagnostikua me kancer.
Dolores Aveiro mundi kancerin e gjirit pasi u diagnostikua me sëmundjen në vitin 2007. Por kanceri i është rishfaqur.
Gjatë një interviste për një stacion televiziv në Portugali, nëna e katër fëmijëve tha: “Jam operuar në njërin gji në Madrid, kam bërë kimioterapi dhe po luftoj për jetën.”
Por, Dolores nuk dha më shumë detaje për operacionin.
64-vjeçarja ka hequr njërin gji pas operacionit në verën e vitit 2007.
Në vitin 2009, ylli i futbollit dhuroi 100.000 paund për të ndërtuar një qendër për kancerin në spitalin që shpëtoi jetën mamasë së tij.