Nikolin Çoçlli: Futbolli shqiptar në tranzicionin mes traditës dhe modernizimit

INTERVISTA/ Flet për “Telegraf” ish-futbollisti i Skënderbeut, Partizanit e Tiranës, Nikolin Çoçlli

Agron KAJA

NOA

Në javën e parë të Superiores u shënuan 4 gola, në javën e dytë 16, çfarë shpreh ky tregues?

Ky është një oshilacion që tregohet nga skuadrat në shënimin e golit, pasi kështu ato nuk kanë mbarëvajtje në gjetjen e rrjetës. Jemi ende në tranzicion, sepse futbolli shqiptar është në tranzicionin midis traditës dhe modernizimit.

Cilat ishin sipas jush dukuritë më pozitive në ndeshjet e javës së dytë?

Dukuria më e veçantë për mua ishte spikatja e futbollistit Erald Maksuti të Flamurtarit, i cili u shfaq si një sulmues shumë i talentuar me golat që shënoi dhe formën e mirë që tregoi. Dukuri tjetër ishte fitorja e Vorës me Tiranën.

Sa spikatën emrat e merkatos, që kanë bërë skuadrat gjatë verës, e bënë diferencën me të tjerët?

Për merkaton e Superiores në këtë vit kam shumë dyshime. Bëhen lëvizje, por jo një merkato e shëndetëshme, sepse lojtarët nuk janë në nivele e standarte të larta. Ecuria e skuadrave varet shumë nga merkato, por nuk mendojnë te moshat dhe akademitë.

Cilën nga ndeshjet e javës së dytë e veçoni si më të mirën, dhe pse?

Mund të veçohet kryesisht ndeshja Egnatia-AF Elbasani, e cila gjatë gjithë 90 minutave të saj tregoi nivel dhe cilësi. Nga të dyja skuadrat në këtë ndeshje kishte ritëm dhe organizim, egërsi në lojë e karakter, me dëshirë për fitoren.

Ndeshjet e javës së tretë luhen më 13 shtator, sa do shërbejë kjo hapësirë për lojtarët e trajnerët?

Kjo është një hapësirë e detyruar, por që i ndihmon skuadrat duke i dhënë kohë reflektimi, rikuperimi dhe stërvitshmërie. Por mund të kemi edhe ndonjë merkato të fundit, e këtu mendoj se Dinamo dhe Egnatia do ta kenë më të plotë këtë hapësirë.

Duke ju referuar kalendarit të javës së tretë, cilën nga ndeshjet do ta veçonit si kryendeshje?

Në këtë sezon, skuadrat nuk po tregojnë diferenca të dukshme mes tyre, ndaj dhe është shpejt për t’u shprehur kështu. Janë luajtur vetëm dy javë dhe ende skuadrat nuk kanë bërë përshtatjen dhe harmonizimin e vlerave të lojtarëve në fushë.

Të premten luhet ndeshja e prapambetur e javës së parë, Teuta-Dinamo City, si e parashikon këtë sfidë?

Fiton Dinamo, ka potencialin e duhur që ta fitojë këtë ndeshje, dhe njëherësh për ta drejtuar kampionatin. Edhe Teuta ka ndryshime në administrim dhe në drejtim, por nuk i ka marrë ngjyrat e një skuadre që do pretendojë kampionatin.

Janë luajtur vetëm dy javë, e keni një parashikim për grupin e skuadrave “Final 4” dhe ato që rrezikojnë?

Në “Final 4” mendoj Dinamo, Egnatia Vllaznia, duke futur edhe Elbasanin me Teutën. Për të rënë nga kategoria janë Vora, Bylis dheTirana, ku kjo e fundit ende nuk e ka skuadrën të kompletuar me lojtarë cilësorë për të garantuar një sukses.

Një parashikim për dy ndeshjet e Kombëtares: Miqësoren me Gjilbraltarin dhe ndeshjen për Botërorin me Lituaninë, cili është?

Më Gjilbraltarin konsiderohet ndeshje e dobët, si stërvitore. Ndërsa e veçoj ndeshjen me Lituaninë që na duhet patjetër fitorja. Ecuria e Kombëtares sonë ka qënë me dritëhije në të tilla ndeshje, ndaj dhe jam skeptik për një fitore.

Shtyhet sërish Teuta-Dinamo, luhet më 17 shtator

Nuk qënka e thënë që edhe Teuta me Dinamon ta kenë të mbyllur javën e parë mes tyre. Dje FSHF-ja njoftoi zyrtarisht se ndeshja Teuta-Dinamo është shtyrë për herë të dytë. Kështu, ky takim nuk do të luhet më 5 shtator siç ishte programuar më parë, sepse data e re është 17 shtator në ora 15:00. Ndërkohë, dje janë shpallur listat e skuadrave në FSHF, ku bje në sy se për herë të parë në histori, 50% janë lojtarë të huaj.

ABISSNET SUPERIORE

SEZONI 2025-2026 

Ndeshjet-Java e dytë

E shtunë, 30 gusht 2025

Flamurtari-Bylis                      3-3

Partizani-Teuta                        0-0

Egnatia-Elbasani                     1-1

E dielë, 31 gusht 2025

Vora-Tirana                             3-1

Dinamo C-Vllaznia                 3-1

Ndeshje e prapambetur

Datë 17 shtator 2025

Teuta-Dinamo City                 15:00

RENDITJA

Skuadrat                    Nd       P

1.AF Elbasani              2          4

2.Partizani                   2          4

3.Dinamo City             1          3

4.Vora                         2          3

5.Vllaznia                    2          3

6.Bylis                         2          2

7.Teuta                        1          1

8.Flamurtari                 2          1

9.Tirana                       2          1

10.Egnatia                   2          1

 

KATEGORIA E PARË

Besa i beson Shpëtimit, Çela është në bankinë!

Në dy javët e para të Kategorisë së Parë, skuadra e besës nuk u ngjit në pritshmëri, duke arritur vetëm 2 barazime. Kjo situatë e ka shqetësuar stafin drejtues dhe Presidentin Nexhat Bizhdili, të cilët kanë menduar largimin nga bankina të Emiliano Çelës. Lëvizja nuk është e papritur për të ulur në stol një “stekë e vjetër” e trajningut shqiptar, Shpëtim Duron. Nëse ndodh, ai rikthehet në klubin kavajas me synimin final për ngjitje në Superioren, në një klub që e njeh shumë mirë, pasi e ka drejtuar Besën në një nga periudhat më të suksesshme të saj në sezonin 2009-2010, kur edhe fitoi Kupën e Shqipërisë. Si trajner, Shpëtim Duro ka eksperiencë në trajningun e futbollit shqiptar dhe shihet si zgjedhja e duhur për synimin e Besës për rikthimin në Superiore, synim që dështoi në sezonin e kaluar. Në dy javët e para të Kategorisë së Parë 2025-2026, Besa ka arritur vetëm të barazojë: 1-1 me Kastriotin dhe 0-0 me Korabin. Në javën e 3-të më 13 shtator, pret Apoloninë e Fierit, që ndoshta do jetë edhe premiera e Shpëtim Duros në bankinën verdhezi.

Ndeshjet-Java e Dytë

E shtunë, 13 shtator 2025

AF Luftëtari-Burreli                17:00

Besa-Apolonia                                    17:00

Kastrioti-Korabi                      17:00

Kukësi-Lushnja                       17:00

Pogradeci-Laçi                        17:00

Skënderbeu-Iliria                    17:00

 

RENDITJA

Skuadrat                    Nd       P

1.Laçi                          2          6

2.Skënderbeu              2          4

3.Burreli                      2          3

4.Kukësi                      2          3

5.AF Luftëtari             2          2

6.Besa                         2          2

7.Korabi                      2          2

8.Pogradeci                 2          2

9.Lushnja                    2          2

10.Apolonia                2          1

11.Iliria                        2          1

12.Kastrioti                 2          1