Nga Agron KAJA/ Dyfytyrësia e bankinës së De Biazit!

598
Sigal

Pas dy ndeshjeve eliminatore, përfaqësuesja jonë kaloi një ëndërr në “pit stop”

Kemi kaluar dy ndeshjet eliminatore të Botërorit 2014 me Islandën e Slloveninë, e tashmë kushdo nga ata shqiptarë që kishte ëndërruar tek Kombëtarja jonë për një sukses në të dyja këto ndeshje, e pa LIVE se kjo ka qenë një ëndërr shqiptare me një shijen më të pakëndshme të aromës italiane të futbollit. Të gjithë kemi pasur të drejtë të ëndërrojmë, njëherësh edhe si shqiptarë të shpresonim se skuadra jonë përfaqësuese të kalonte dy kundërshtarët relativisht të kalueshëm këtu në Shqipëri. Por, më pak skuadra e më shumë trajneri, na nxorën huq. Ndoshta që në fillimin e këtyre radhëve më duhet të them me sinqeritet profesional se kam dyshuar shumë tek performanca e trajnerit të Kombëtares sonë të futbollit në këto dy ndeshje, pa menduar aspak se këto radhë do të jenë një “confronte” me teknikun apo dëshirë për t’u evidentuar si kritik kuqezi. Sepse vetëm duke ju referuar të dyja ndeshjeve: Shqipëri-Islandë 1-2 dhe Shqipëri-Slloveni 1-0, duhet thënë se skuadra jonë paraqiti dy fytyra, pa një bosht dhe pa një vizion të qartë loje, edhe pse tekniku dhe ndonjë lojtar kuqezi pas dështimit me Islandën u justifikuan se tek ne nuk ka lojtarë si Mesi apo Ronaldo! Por, De Biazi gaboi rëndë në këtë justifikim, sepse përballë nuk kishte asnjë Mesi e Ronaldo kundërshtar, por një skuadër të mirëorganizuar taktikisht nga trajneri i tyre Lars Lagerbak, njëherësh edhe futbollistë të fortë e të disiplinuar në fushë. Atë që ai nuk arriti ta bënte me futbollistët e tij. Po tentoj të analizoj në një këndvështrim emrash në fushën e lojës, më parë Islandën e më pas Slloveninë. Me Islandën, De Biazi besoi te Ujkani, Dallku e Lika, lojtarët më pak në formë në skuadrat ku ata luajnë. Gabimet foshnjarake të portierit tonë, mosfunksionimi si duhet i krahut të djathtë të mbrojtjes dhe mesfushës, bëri që De Biazit ti dukeshin irlandezët si katalanas! Nga ana tjetër, zëvendësimet jo në kohë dhe pak efikasë, ndoshta e kanë detyruar mister De Biazin që të justifikojë testin e tij të gabuar, ndërsa sulmi me katër futbollistë tregoi se tekniku ynë nuk di të përzgjedhë në raport me kundërshtarët. Edhe terreni, ishte i rënduar për të dyja skuadrat, por Islanda nuk luajti në terren më të mirë nga ne, që tekniku ynë ta përdorë si argument që ndikoi në humbjen tonë. Gjithsesi, këto ishin disa dukuri që na frenuan me Islandën, përpos fjalëve pas humbjes që në thelb janë “fyçka italiane”, që më së shumti i ndjekim në kronikat rozë në Serie A, e mandej. Po me Slloveninë, që historikisht është një kundërshtar shumë herë më i fortë se Islanda, çfarë na “gatoi” trajneri ynë? Këtë herë fati ishte me De Biazin, sepse futbollistët tanë i treguan atij se me Islandën kishte gabuar për atë formacion që hodhi në fushë, por edhe për atë taktikë që ndoqi për të mposhtur një kundërshtar nën nivelin tonë. Nga ana e saj, Sllovenia u tregua një skuadër nën nivelin e zakonshëm, të paktën e krahasuar me miqësoren e fundit që na mundi 2-0, por më së shumti, sllovenët nuk u përshtatën siç duhej me terrenin e rënduar. Kësisoj kemi kaluar dy eliminatore të rëndësishme për Botërorin 2014 dhe me të drejtë themi se pamë dy fytyra të skuadrës sonë, që mbi të gjitha tregojnë luhatjet teknike të bankinës. Ndaj Sllovenisë ka qenë më shumë atmosfera mediatike, por edhe presioni kuqezi që e uli De Biazin me “këmbë në tokë”, se shyqyr që nuk pamë edhe me Slloveninë huqet e Ujkanit e Dallkut se do të na kishin qeshur edhe Andorra me Ishujt Faroe pastaj. Gjithsesi, referuar rezultateve në këto dy ndeshje, Shqipëria e futbollit i çon një mesazh të hapur teknikut tonë: “Gabove keqazi De Biazi, na hoqe 3 pikë të arta me atë “çorbë” që na servire me Islandën”. Me 6 pikët që kemi grumbulluar, jo se kemi ndonjë shpresë reale për të shkuar në Brazil, por të paktën të shpresojmë të mos “saldohemi” përsëri në vendin e 4-t apo të 5-të në grup. Një shkallë më lart në grup, është një hap pozitiv për Europianin 2016, ku siç dihet se aty do të kualifikohen 24 skuadra. Islanda nuk erdhi nga Katalonja mister De Biazi që të na linte në pit stop, ndërsa Sllovenia nuk është Barcelona që të ekstazoheni se fituam ndaj saj! Kaq kanë dhënë edhe trajnerë të tjerë, ndërsa steka juaj është për më sipër, prandaj edhe e meriton që kuqezinjtë të “ta heqin veshin” kësaj radhe. Kujdes!

KATËR NDESHJET E PARA

1.BOTËRORI 1966

24.05.1964           Holandë-Shqipëri                             2-0          Zyber Konçi

25.10.1964           Shqipëri-Holandë                             0-2          Zyber Konçi

11.04.1965           Shqipëri-Zvicër                                  0-2          Zyber Konçi

02.05.1965           Zvicër-Shqipëri                                  1-0          Zyber Konçi

Bilanci: 0 fitore, 0 barazime, 4 humbje; 0 pikë

2.EURO 1968

08.04.1967           Gjermani-Shqipëri                           6-0          Loro Boriçi

14.05.1967           Shqipëri-Jugosllavi                           0-2          Loro Boriçi

12.09.1967           Jugosllavi-Shqipëri                           4-0          Loro Boriçi

17.12.1967           Shqipëri-Gjermani                           0-0          Loro Boriçi

Bilanci: 0 fitore, 1 barazim, 3 humbje; 1 pikë

3.EURO 1972

14.10.1970           Poloni-Shqipëri                                                 3-0          Loro Boriçi

13.12.1970           Turqi-Shqipëri                                   2-1          Loro Boriçi

17.02.1971           Shqipëri-Gjermani                           1-0          Loro Boriçi

12.05.1971           Shqipëri-Poloni                                1-1          Loro Boriçi

Bilanci: 0 fitore, 1 barazim, 3 humbje; 1 pikë

4.BOTËRORI 1974

21.06.1972           Finlandë-Shqipëri                            1-0          Loro Boriçi

29.10.1972           Rumani-Shqipëri                              2-0          Loro Boriçi

08.04.1973           Gjermani-Shqipëri                           2-0          Loro Boriçi

06.05.1973           Shqipëri-Rumani                             1-4          Myslim Alla

Bilanci: 0 fitore, 0 barazime, 4 humbje; 0 pikë

5.BOTËRORI 1982

03.09.1980           Shqipëri-Finlandë                            2-0          Zyber Konçi

19.10.1980           Bullgari-Shqipëri                               2-0          Zyber Konçi

15.11.1980           Austri-Shqipëri                                  5-0          Zyber Konçi

06.12.1980           Shqipëri-Austri                                  0-1          Zyber Konçi

Bilanci: 1 fitore, 0 barazime, 3 humbje; 3 pikë*

Sipas rregullores, në atë kohë jepeshin 2 pikë për fitoren, por për efekt krahasimi me rregullin e sotëm, e kemi vendosur fitoren me 3 pikë.

6.EURO 1984

22.09.1982           Austri-Shqipëri                                  5-0          Shyqyri Rreli

27.10.1982           Turqi-Shqipëri                                   1-0          Shyqyri Rreli

15.12.1982           Shqipëri-Irland.Ver.                        0-0          Shyqyri Rreli

30.03.1983           Shqipëri-Gjermani                           1-2          Shyqyri Rreli

Bilanci: 0 fitore, 1 barazim, 3 humbje; 1 pikë

7.BOTËRORI 1986

17.10.1984           Belgjikë-Shqipëri                              3-1          Shyqyri Rreli

31.10.1984           Poloni-Shqipëri                                                 2-2          Shyqyri Rreli

22.12.1984           Shqipëri-Belgjikë                              2-0          Shyqyri Rreli

27.02.1985           Greqi-Shqipëri                                  2-0          Shyqyri Rreli

Bilanci: 1 fitore, 1 barazim, 2 humbje; 4 pikë

8.EURO 1988

29.04.1986           Austri-Shqipëri                                  3-0          Agron Sulaj

03.12.1986           Shqipëri-Spanjë                                                1-2          Agron Sulaj

25.03.1987           Rumani-Shqipëri                              5-1          Agron Sulaj

29.04.1987           Shqipëri-Austri                                  0-1          Agron Sulaj

Bilanci: 0 fitore, 0 barazime, 4 humbje; 0 pikë

9.BOTËRORI 1990

19.10.1988           Poloni-Shqipëri                                                 1-0          Shyqyri Rreli

05.11.1988           Suedi-Shqipëri                                  1-2          Shyqyri Rreli

08.03.1989           Shqipëri-Angli                                    0-2          Shyqyri Rreli

26.04.1989           Angli-Shqipëri                                    5-0          Shyqyri Rreli

Bilanci: 0 fitore, 0 barazime, 4 humbje; 0 pikë

10.EURO 1992

30.05.1990           Islandë-Shqipëri                               1-0          Bejkush Birçe

17.11.1990           Shqipëri-Francë                                0-1          Bejkush Birçe

19.12.1990           Spanjë-Shqipëri                                9-0          Bejkush Birçe

30.03.1990           Francë-Shqipëri                                5-0          Bejkush Birçe

Bilanci: 0 fitore, 0 barazime, 4 humbje; 0 pikë

11.BOTËRORI 1994

22.04.1992           Spanjë-Shqipëri                                3-0          Bejkush Birçe

26.05.1992           Irlandë-Shqipëri                               2-0          Bejkush Birçe

03.06.1992           Shqipëri-Lituani                                                1-0          Bejkush Birçe

09.09.1992           Irlandë V.-Shqipëri                          3-0          Bejkush Birçe

Bilanci: 1 fitore, 0 barazime, 3 humbje; 3 pikë

12.EURO 1996

07.09.1994           Uells-Shqipëri                                    2-0          Neptun Bajko

16.11.1994           Shqipëri-Gjermani                           1-2          Neptun Bajko

14.12.1994           Shqipëri-Gjeorgji                             0-1          Neptun Bajko

18.12.1994           Gjermani-Shqipëri                           2-1          Neptun Bajko

Bilanci: 0 fitore, 0 barazime, 4 humbje; 0 pikë

13.BOTËRORI 1998

09.10.1996           Shqipëri-Portugali                            3-0          Neptun Bajko

09.11.1996           Shqipëri-Armeni                               1-1          Neptun Bajko

14.12.1996           Irlandë V.-Shqipëri                          2-0          Neptun Bajko

29.03.1997           Shqipëri-Ukrainë*                           0-1          Astrit Hafizi

Bilanci: 0 fitore, 1 barazim, 3 humbje; 1 pikë

*U luajt jo në Tiranë, por në Granada të Spanjës

14.EURO 2000

05.09.1998           Gjeorgji-Shqipëri                             1-0          Astrit Hafizi

14.10.1998           Norvegji-Shqipëri                            2-2          Astrit Hafizi

18.11.1988           Shqipëri-Greqi                                  0-0          Astrit Hafizi

28.10.1998           Letoni-Shqipëri                                 0-0          Astrit Hafizi

Bilanci: 0 fitore, 3 barazime, 1 humbje; 3 pikë

15.BOTËRORI 2002

02.09.2000           Finlandë-Shqipëri                            2-1          Medin Zhega

11.10.2000           Shqipëri-Greqi                                  2-0          Medin Zhega

24.03.2001           Gjermani-Shqipëri                           2-1          Medin Zhega

28.03.2000           Shqipëri-Angli                                    1-3          Medin Zhega

Bilanci: 1 fitore, 0 barazime, 3 humbje; 3 pikë

16.EURO 2004

12.10.2002           Shqipëri-Zvicër                                  1-1          Xhuzepe Dosena

16.10.2002           Rusi-Shqipëri                                     4-1          Zhuzepe Dosena

29.03.2003           Shqipëri-Rusi                                     3-1          Hans-P. Brigel

02.04.2003           Irlandë-Shqipëri                                               0-0          Hans-P. Brigel

Bilanci: 1 fitore, 2 barazime, 1 humbje; 5 pikë

17.BOTËRORI 2006

04.09.2004           Shqipëri-Greqi                  2-1          Hans-P. Brigel

08.09.2004           Gjeorgji-Shqipëri                             2-0          Hans-P. Brigel

09.10.2004           Shqipëri-Danimarkë                        0-2          Hans-P. Brigel

13.10.2004           Kazikstan-Shqipëri                           0-1          Hans-P. Brigel

Bilanci: 2 fitore, 0 barazime, 2 humbje; 6 pikë

18.EURO 2008

02.09.2006           Bjellorusi-Shqipëri                           2-2          Oto Bariç

06.09.2006           Shqipëri-Danimarkë                        0-2          Oto Bariç

11.10.2006           Holandë-Shqipëri                             2-1          Oto Bariç

24.03.2007           Shqipëri-Slloveni                              0-0          Oto Bariç

Bilanci: 0 fitore, 2 barazime, 2 humbje; 2 pikë

19.BOTËRORI 2010

06.09.2008           Shqipëri-Danimarkë                        0-0          Ari Han

10.09.2008           Shqipëri-Maltë                                  3-0          Ari Han

11.10.2008           Hungari-Shqipëri                              2-0          Ari Han

15.10.2008           Portugali-Shqipëri                            0-0          Ari Han

Bilanci: 1 fitore, 2 barazime, 1 humbje; 5 pikë

20.EURO 2012

03.09.2010           Rumani-Shqipëri                              1-1          Josip Kuzhe

07.09.2010           Shqipëri-Luksemburg                     1-0          Josip Kuzhe

08.10.2010           Shqipëri-Bosnjë                                                1-1          Xhemal Mustedanagiç

12.10.2010           Bjellorusi-Shqipëri                           2-0          Xhemal Mustedanagiç

Bilanci: 1 fitore, 2 barazime, 1 humbje; 5 pikë

21.BOTËRORI 2014

07.09.2010           Shqipëri-Qipro                                  3-1          Xhani De Biazi

11.09.2010           Zvicër-Shqipëri                                  2-0          Xhani De Biazi

12.10.2010           Shqipëri-Islandë                               1-2          Xhani De Biazi

16.10.2010           Shqipëri-Slloveni                              1-0          Xhani De Biazi

Bilanci: 2 fitore, 0 barazime, 2 humbje; 6 pikë