Nga 500 në 6 mijë lekë, dalin në shitje biletat për derbin Tirana-Partizani

320
Sigal

Derbi Tirana-Partizani do të ndezë javën e 6-të të Superiores, teksa bardheblutë vijnë në këtë ndeshje si kryesues të kampionatit.

Derbi do të luhet ditën e hënë në datën 25 tetor, dhe Tirana do të jetë pritëse. Bardheblutë kanë bërë njoftimin e rëndësishëm duke lajmëruar tifozët se kanë dalë në shitje biletat për ndeshjen.

Çmimet variojnë nga 500 deri në 6 mijë lekë të reja në tribunën VIP.

Njoftimi i Tiranës

📥Dalin në shitje biletat për ndeshjen KF Tirana-FK Partizani e cila do të luhet të Hënën, 25/10/2021, ora 19:45 në stadiumin “Air Albania”. Biletat mund t’i gjeni pranë biletarisë së stadiumit “Selman Stërmasi”, prej orës 10:00-18:00 si edhe online në:

http://bileta.fshf.org/biglietteria/listaEventiPub.do

Lutemi që përfitimi i biletave të bëhet në avancë për të shmangur rradhët dhe grumbullimet në pikat e shitjes, për të ruajtur dhe mbrojtur shëndetin e njëri-tjetrit.

Faleminderit!