Nëntë kualifikimet e mëdha të Tiranës

3459
Sigal

Nëse sot, bardheblutë do të kalojnë Grevenmakerin e Luksemburgut, do të regjistrojnë suksesin e dhjetë

Për herë të fundit, Tirana e ka kaluar një tur në kompeticionet ndërkombëtare – duke mos llogaritur rastet kur ka marrë pjesë direkt në turin e dytë eliminator – në sezonin 2006-2007. Atëherë Tirana eliminoi Varteks Varazhdinin e Kroacisë, barazoi 1-1 jashtë (gol i Mukës) dhe fitoi 2-0 brenda (Salihi, Merkoçi). Në turin e dytë u eliminua nga turqit e Kayserisporit: 0-2 dhe 1-3, ku në Turqi shënoi Hamdi Salihi.  Tirana e ka kaluar nëntë herë një tur: 6 herë në Ligën e Kampioneve, 2 herë në Kupën e Kupave dhe 1 herë në Ligë e Europës. Sezonin e kaluar, Tirana, po e drejtuar nga spanjolli Hulian Rubio, u eliminua nga sllovakët e Spartak Tërnavës: barazoi 0-0 në “Qemal Stafa” dhe humbi 3-1 në Sllovaki. Nëse sot, bardheblutë do të kalojnë Grevenmakerin e Luksemburgut regjistrojnë suksesin e dhjetë. Gazeta “Telegraf” paraqet nëntë rastet kur Tirana ka kaluar një tur.

LIGA E KAMPIONEVE

 1. – Tirana është ekipi i parë shqiptar që ka kaluar një tur në Ligën e Kampioneve (deri në vitin 1992 quhej Kupa e Kampioneve). Kjo ndodhi në edicioni 1982-1983. Tirana eliminoi Lindfild të Irlandës së Veriut. Fitoi 1-0 në “Qemal Stafa” me golin e Augustin Kolës, humbi 2-1 në Belfast (vendosi goli i Arben Mingës, që hapi dhe takimin). Në turin e dytë, shorti e vendosi përballë Dinamos së Kievit, por skuadra ukrainase bënte pjesë në atë kohë në ish-Bashkimin Sovjetik. Politika e Tiranës nuk i lejonte përballjet me skuadrat sovjetike dhe ndeshja u fitua aforfe nga Dinamo e Kievit.

 2. – Ishte sërish Tirana ajo që kaloi një tur në Ligën e Kampioneve, pikërisht në edicionin 1988-1989. Eliminoi në turin e parë Hamrun Spartanin e Maltës: humbi 2-1 në Maltë, fitoi 2-0 në Tiranë. Në turin e dytë u eliminua nga Goteborgu i Suedisë: 0-3 dhe 0-1.

 3. – Në edicionin 1989-1990, Tirana eliminoi Sliema Uonderesin: humbi 1-0 në Maltë, fitoi 5-0 në “Qemal Stafa”, njëherësh edhe fitorja më e thellë e një skuadre shqiptare në Europë. Në turin e dyte, bardheblutë u eliminuan me dy humbje nga Bajerni i Munihut: 3-1 (gol i Mingës) dhe 3-0.

 4. – Vijon një seri prej tre kualifikimesh rresht të Tiranës. Në edicionin 2003-2004 eliminoi në turin e parë Dinamon e Tbilisit: humbi 3-0 në Gjeorgji, fitoi 3-0 në Tiranë, duke u kualifikuar 4-2 me penallti. Në turin e dytë u eliminua nga Shturm i Grazit: 1-5, 1-2.

 5.- Në sezonin 2004-2005, eliminoi Homel të Bjellorusisë: fitoi 2-0 jashtë, humbi 1-0 brenda. Në turin e dytë, u eliminua nga hungarezët e Ferencvaroshit: humbi 2-3 në “Qemal Stafa”, fitoi 1-0 në Budapest, por me Mukën që humbi një penallti, që do t’i jepte kualifikimin.

 6. – Në edicionin 2005-2006, Tirana eliminoi Goricën e Sllovenisë: humbi 2-0 jashtë, fitoi 3-0 brenda (Rraklli, Dabulla, Salihi). Në turin e dytë u eliminua nga CSKS e Sofjes me dy humbje 2-2-0.

 KUPA E KUPAVE

 7. – Tirana në edicionin 1986-1987 kaloi turin e parë duke eliminuar Dinamon e Bukureshtit, duke i fituar të dy takimet: 1-0 në “Qemal Stafa” (Kola), dhe 2-1 në Bukuresht (Minga, Josa). Në turin e dytë u eliminua nga Malmoe e Suedisë, me nga dy humbje me rezultatin 3-0.

 8. – Në edicioni 1994-1995, Tirana eliminoi Fandok të Bjellorusisë: humbi 4-1 në Bjellorusi, fitoi 3-0 në Tiranë në një ndeshje dramatike të vendosur në minutën e 94-t, me një tregolësh të jashtëzakonshëm të Indrit Fortuzit (46’, 76’ dhe 94’). Në turin e dytë, Tirana u eliminua nga Brondby e Danimarkës, me dy humbje 3-0 dhe 1-0.

 LIGA E EUROPËS

 9. – Në edicionin 2006-2007, Tirana eliminoi Varteks Varazhdinin e Kroacisë, barazoi 1-1 jashtë (gol i Mukës) dhe fitoi 2-0 brenda (Salihi, Merkoçi). Në turin e dytë u eliminua nga turqit e Kayserisporit: 0-2 dhe 1-3, ku në Turqi shënoi Hamdi Salihi.

  TIRANA NË EUROPË

 NDESHJE

Liga e Kampioneve

36 ndeshje; 7 F, 4 B, 25 H

Kupa e Kupave

10 ndeshje; 4 F, 1 B, 5 H

Liga e Europës

21 ndeshje; 4 F, 5 B, 12 H

TOTAL

67 ndeshje; 15 F, 10 B, 42 H

Fitorja më e thellë

Tirana-Siema Uonderes 5-0

27.09.1989, Tiranë

 Humbja më e thellë

Tirana-Dinamo Zagreb 2-6

24.07.1996, Tiranë

 Paraqitjet

Në Ligën e Kampioneve: 14 herë

Në Kupën e Kupave: 3 herë

Në Ligën e Europës: 9 herë

Më shumë ndeshje: Elvis Sina, 29

Më shumë gola: Indrit Fortuzi, 10

KALIMI I NJË TURI

 LIGA E KAMPIONEVE

Tirana: 6 herë (1982-1983, 1988-1989, 1989-1990, 2003-2004, 2004-2005, 2005-2006)

 KUPA E KUPAVE

Tirana: 2 herë (1986-1987, 1994-1995)

 LIGA E EUROPËS

Tirana: 1 herë (2006-2007)

 PËRMBLEDHËSE

Tirana: 9 herë (1982-1983, 1986-1987, 1988-1989, 1989-1990, 1994-1995 2003-2004, 2004-2005, 2005-2006, 2006-2007)

 7 EKIPE

Ekipet tona i kanë pasur të pakta kualifikimet e një turi në kompeticionet europiane ku kanë marrë pjesë, të tilla si Liga e Kampioneve (më parë Kupa e Kampioneve), Ligën e Europës (më parë Kupa UEFA), Kupa e Fituesve të Kupave (tani nuk ekziston më) apo Kupa Intertoto (edhe ky kompeticion ka pushuar së ekzistuari). Vetëm 7 ekipe nga 14 pjesëmarrëse në kompeticionet europiane kanë mundur ta kalojnë të paktën 1 herë turin e parë: Tirana (9 herë), Vllaznia (7), Dinamo (3), Partizani (3), Besa (3), Flamurtari (2), Teuta (1). Kulmin e ka arritur Flamurtari në edicionin 1987-1988, kur arriti të kalonte në turin e tretë të Kupës UEFA.

Sot, 17:45 në Dudelanzh të Luksemburgut

Gravenmaker-Tirana, dueli i dytë

 Tirana do të synojë të kalojë për herë të dhjetë turin e një kompetcionin europian për klube, kur fituesit e Kupës së Shqipërisë do të përballen me Grevenmakerin e Luksemburgut, në ndeshjen e kthimit të turit të parë, takim që do të luhet në orën 17:45 në stadiumin “Jos Nosbaum”, të qytetit të Dudelanzhit. “Djemtë e Rubios” zbresin në fushën e modesëve lskemburgas, me avantazhin e dy golave, pas fitores së pastër 2-0 të arritur në “Qemal Stafa” të enjten e kaluar, falë golave të Elton Muçollarit dhe Nertil Ferrajt. Tirana kualifikohet me çdo lloj barazimi, apo dhe me një humbje minimale 1-0, apo dhe 2-1. Dje Tirana zhvilloi dhe në stërvitje njohëse në stadiumin “Jos Nosmaum”. Nëse do të kualifikohet, në turin e dytë do të përballlet me norvegjezët e Alesendes.

 RIKTHIMET

Në ndeshjen e parë ndaj Grevenmakerit, trajneri Rubio kishte tri mungesa në formacionin e skuadrës: Elvis Sinën, Erjon Dushkun dhe Erando Karabecin. Por, në sfidën e kthimit ndaj luksemburgave që do të luhet sot, spanjolli do të ketë të gatshëm vetëm një prej këtyre lojtarëve, siç është Karabeci, pasi Sina dhe Dushku e patën të pamundur të rikuperohen në kohën e duhur. Mungesave do t’i shtohet edhe mesfushori veteran Klodian Duro, i cili nuk udhëtoi drejt Luksemburgut për arsye familjare.

 FORMACIONI

Trajneri Rubio parapëlqen një skemë dinamike në lojë, 4-1-4-1, e cila modifikohet gjatë lojës, edhe në 4-1-3-2. Në portë Ilion Lika do të vazhdojë të jetë i pazëvendësueshëm, ndërsa mbrojtja nuk pritet të ketë ndryshime. Në mesfushë, priten ndryshime. Erando Karabeci mund të rikthehet në qendër të mesfushës së bashku me Elton Muçollarin. Ndërsa në krahun e majtë pritet të luajë Taku, kurse në të djathtë spostohet Gilman Lika. Dyshja e sulmit, për herë të parë, mund të jetë Bekim Bala me Mirel Çotën.

 GJYQTARËT

Grevemaker-Tirana (sot ora 17:45) do të gjykohet nga një katërshe arbitrash kroatë, me në krye Domagoj Vuçkov. Asistentë do të jenë Goran Perica dhe Rovi Kezele. Gjyqtar i katërt do të jetë Goran Gabrlio. Në ndeshjen e parë të luajtur në “Qemal Stafa”, ndeshjen mes dy skuadrave e gjykoi një treshe gjyqtarësh nga Bjellorusia, me kryesor Sevastyanik.

 ALESUND

Nëse Tirana do ta kalojë turin e parë eliminator të Ligës së Europës, atëherë do të përballet me norvegjezët e Alesundes. Vitin e shkuar norvegjezët kanë arritur të kalojnë tre ture, duke mposhtur skuadra të tilla si Madhëruelli, Ferencvaroshi, por edhe Elfzborgu. Alesund është themeluar 98 vite më parë dhe aktualisht renditet në vendin e nëntë në kampionatin norvegjez.

KUSH ËSHTË GREVENAKERI?

 Grevenmaker është krijuar në vitin 1909 me emrin Mosellan dhe që në 1919 ka marrë emrin që mban edhe sot. Pas fillimeve jo fort pozitive, pas viteve 1990 ka arritur të bëhet një nga skuadrat kryesore të këtij shteti të vogël. Kundërshtari i bardhebluve e ka fituar vetëm një herë titullin kampion, në sezonin 2002-2003, ndërsa shtatë herë është renditur në vend të dytë si nënkampion i Luksemburgut. Ata kanë fituar dy herë edhe Kupën e Luksemburgut, në sezonet 1994-1995 dhe 2002-2003. Grevenmaker ka marrë pjesë nëntë herë në kompeticione evropiane, por nuk ka mundur asnjëherë të kalojë qoftë edhe një tur. Në Ligën e Evropës, luksemburgasit kanë luajtur 19 ndeshje, ku kanë marrë 2 fitore, 2 barazime dhe 15 humbje (e fundit ajo 2-0 me Tiranën, të enjten e kaluar). President i këtij klubi është Fernand Zenen, ndërsa trajner Mark Tome. Grevenmaker është një skuadër multietnike, pasi pjesë e saj janë francezë, portugezë, danezë, gjermanë, brazilianë e italianë.

NDESHJET E TIRANËS NË EUROPË

 LIGA E KAMPIONËVE

08.09.1965 Tirana – Kilmarnok 0-0

22.09.1965 Kilmarnok – Tirana 1-0

06.09.1966 Tirana – Valerenga (U tërhoq)

20.09.1966 Valerenga – Tirana (U tërhoq)

17.09.1969 FC Standard – Tirana 3-0

01.10.1969 Tirana – FC Standard 1-1

16.09.1970 Tirana – AFC Ajax 2-2

30.09.1970 AFC Ajax – Tirana 2-0

15.09.1982 Tirana – Linfield 1-0

22.09.1982 Linfield – Tirana 2-1

29.09.1982 Dinamo K. – Tirana (U tërhoq)

06.10.1982 Tirana – Dinamo K. (U tërhoq)

17.09.1988 H.Spartans – Tirana 2-1

05.10.1988 Tirana – H.Spartans 2-0

26.10.1988 Tirana – Goteborg 0-3

09.11.1988 Goteborg – Tirana 1-0

13.09.1989 Sliema – Tirana 1-0

27.09.1989 Tirana – Sliem 5-0

18.10.1989 Bayern M. – Tirana 3-1

01.11.1989 Tirana – Bayern M. 0-3

14.07.1999 Vestmanajer – Tirana 1-0

21.07.1999 Tirana – Vestmanajer 1-2

13.07.2000 Zimbru C. – Tirana 3-2

20.07.2000 Tirana – Zimbru C. 2-3

16.07.2003 Din.Tbilisi – Tirana 3-0

23.07.2003 Tirana – Din.Tbilisi 3-0(p.4:2)

30.07.2003 Tirana – Grazer AK 1-5

06.08.2003 Grazer AK – Tirana 2-1

14.07.2004 Gomel – Tirana 0-2

21.07.2004 Tirana – FC Gomel 0-1

28.07.2004 Tirana – Ferensvarosh 2-3

04.08.2004 Ferensvarosh – Tirana 0-1

13.07.2005 ND Gorica – Tirana 2-0

20.07.2005 Tirana – ND Gorica 3-0

27.07.2005 Tirana – PFC Cska 0-2

03.08.2005 PFC Cska – Tirana 2-0

18.07.2007 NK Domzhale – Tirana 1-0

25.07.2007 Tirana – NK Domzhale 1-2

15.07.2009 Tirana – Stabaek IF 1-1

21.07.2009 Stabaek IF – Tirana 4-0

BILANCI

36 N/ 7 F/ 4 B/ 25 H/ Gola: 34-61

KUPA UEFA/ LIGA E EVROPËS

08.08.1995 Tirana – FC Hapoel 0-1

22.08.1995 FC Hapoel – Tirana 2-0

17.07.1996 NK Kroatia – Tirana 4-0

24.07.1996 Tirana – NK Kroatia 2-6

22.07.1998 SK Inter B. – Tirana 2-0

29.07.1998 Tirana – SK Inter B. 0-2

09.08.2001 Tirana – Apollon L. 3-2

23.08.2001 Apollon L. – Tirana 3-1

15.08.2002 Tirana – National B. 0-1

29.08.2002 National B. – Tirana 2-2

13.07.2006 NK Varteks – Tirana 1-1

27.07.2006 Tirana – NK Varteks 2-0

10.08.2006 Tirana – Kaiserispor 0-2

24.08.2006 Kaiserispor – Tirana 3-1

01.07.2010 Tirana – ZTE FC 0-0

08.07.2010 ZTE FC – Tirana 0-1

15.07.2010 FC Utreht – Tirana 4-0

22.07.2010 Tirana – FC Utreht 1-1

14.07.2011 Tirana – FC Spartak 0-0

21.07.2011 FC Spartak – Tirana 3-1

05.07.2012 Tirana – Grevenmacher 2-0

BILANCI

21 N/ 4 F/ 5 B/ 12 H/ Gola: 17-40

 KUPA E KUPAVE

14.09.1983 Hamarbi – Tirana 4-0

28.09.1983 Tirana – Hamarbi 2-1

17.09.1986 Tirana – Dinamo B. 1-0

01.10.1986 Dinamo B. – Tirana 1-2

22.10.1986 Tirana – Malmoe 0-3

05.11.1986 Malmoe – Tirana 0-0

10.08.1994 KB Fandok – Tirana 4-1

24.08.1994 Tirana – KB Fandok 3-0

15.09.1994 Broendbi IF – Tirana 3-0

29.09.1994 Tirana – Broendbi IF 0-1

BILANCI

10 N/ 4 F/ 1 B/ 5 H/ Gola: 9-16