Ndryshon rezultati i super ndeshjes, dy gola të shpejtë në Itali-Belgjikë (VIDEO)

201
Sigal

Italia është duke udhëhequr 2-1 ndaj Belgjikës, teksa janë shënuar dy gola të shpejt. Italia ka arritur zhbllokoi sfidën në minutën e 31-të. Pas një aksioni të gjatë, Barella përballë tri mbrojtësve krijon hapësirën e duhur për të lëshuar një të djathtë të hidhur që shkoi në cepin e portës.

Në minutën e 44-të, Lorenzo Insigne me një veprim të bukur shmanget mjaft mirë dhe më pas e dërgon topin në trekëndësh, duke mos i dhënë asnjë mundësi reagimi Courtois.

Belgjika u kundërpërgjigj menjëherë duke fituar një penallti me Doku, teksa nga pika e bardhë Lukaku arriti që të mposhtë portierin Donnaruma.