Ndërprenë marrëdhënien, presidenti Luganos sulmon Tramezzani-n: S’është njeri!

514
Nuk ka zgjatur shumë dhe ndërprerja e marrëdhënieve mes presidentit të Luganos, Anxhelo Renxeti, dhe ish-trajnerit të kësaj skuadre, Paolo Tramexani, ka krijuar debatet e para. Madje presidenti i ekipit zvicerian ka folur ashpër për ish-ndihmësin e De Biazit në kombëtaren shqiptare duke e cilësuar si një trajner me aftësi të mrekullueshme, por që çedon në aspektin njerëzor.
“Si trajner ishte magjik, na çoi në Europë, por pastaj nuk duhet vetëm trajneri, por edhe njeriu. Ai kishte mangësi nga kjo pikëpamje. E dinë të gjithë ku do të shkojë, e dinë të gjithë se çfarë do të bëjë.
Arriti deri aty sa të nxitë lojtarët tanë dhe anëtarët e stafit për të na i marrë. Gjërat të tilla nuk duhen bërë. Aty ka humbur thuajse gjithçka nga gjërat e mira që ka bërë”, ishte sulmi i ashpër i Renzetit i cili më pas ka vazhduar me akuzat.
“Projekte, projekte… të gjitha ato fjalë t’i lëmë aty ku janë dhe nuk është nevoja që të luajmë rolin e hipokritit. Ka shumë kohë që dëgjoj disa zëra. U ka thënë disa prej djemve ‘do ju marr te Sioni, do fitoni më shumë…’ por nuk dua ta besoj një gjë të tillë, i lë thjesht të kalojnë këta zëra. Por nuk ka sens që lojtarë të caktuar të më thonë gjëra të shpikura, me sa duket i kanë dëgjuar ato”, vijoi presidenti i Luganos.
“Deri 15 ditë më parë, ne ishim aty duke ndërtuar skuadrën për vitin e ardhshëm, pastaj gjërat ndryshuan. Mund të jesh ambicioz, mjafton që ta thuash ‘kam një ofertë të rëndësishme, shkoj të fitoj më shumë’. Mjafton ta thuash, kështu evitohet hipokrizia.
Unë nuk shkova te darka e fundit me skuadrën pasi dëgjoja zërat dhe nëse do të shkoja, do të ndjehesha hipokrit. Ai ka folur me menaxherinë skuadrës, ka folur me ndihmësin dhe përgatitësin atletik për t’i pyetur nëse do të shkonin me të te Sioni”:, ishte shpërthimi i Renxetit që ka mbyllur këtë kapitull sa i përket Tramexanit në klubin e tij.
Sigal